ARKATANA

Kurti ndryshon qëndrim, i kërkoi Mustafës ta rrisin në 16 numrin e ministrive dhe t’i ndajnë bordet politike

/ 2 minuta lexim
HW

Vetëvendosje dhe LDK nuk po mund të merren assesi vesh për ndarjen e posteve në marrëveshjen e tyre për bashkëqeverisje.

Në fakt, kohëve të fundit arritja e marrëveshjes është komplikuar edhe më shumë si rrjedhojë e kërkesave të papritura të dy subjekteve karshi njëra-tjetrës, shkruan lajmi.net.

Lajmi.net nga burimet brenda takimeve ka mësuar se lideri i VV-së, Albin Kurti ka pasur ndryshime të dukshme të qëndrimeve të tij paraprake politike.

I zënë ngusht nga “standardet” që i kishte vendosur vet, ai ka filluar edhe të tjetërsohet.

Në fillet e negociatave, ai kishte hedhur poshtë propozimin e LDK-së që qeveria e re të ketë 16 ministri, duke këmbëngulur që ajo të ketë vetëm 12 të tilla.

Mirëpo kjo nuk qëndroi shumë gjatë. Burimet e lajmi.net kanë treguar se në takimin e mbrëmshëm, Kurti i ka kërkuar Mustafës që numri i ministrive të rritet deri në 16, si dhe të ketë marrëveshje edhe për bordet politike të ndërmarrjeve publike dhe për bartësit e agjencive shtetërore.

ARKATANA

“Albin Kurti i ka kërkuar Isa Mustafës që të rritet në 16 numri i ministrive, dhe po ashtu të ndahen edhe bordet publike”, ka thënë ky burim i lajmi.net brenda takimit.

Sidoqoftë, ani pse ishte vet Mustafa që më herët këtë propozim ia kishte bërë Kurtit, ai të njëjtin kësaj rradhe e ka refuzuar, duke thënë se është joserioze të shkohet tani me këtë formulë.

Ndërkaq, sa i përket bordeve, mësohet se Mustafa ka thënë se do të diskutojnë pas arritjes së marrëveshjes.

E kujtojmë se ishte vet Kurti, ai që përmes një video-mesazhi publikoi emrat e pesë ministrave që ai synon t’i ketë në qeverinë e tij.

Sipas formulës që kishte proklamuar Kurti, qeveria e tij do të kishte 12 ministri, e jo 16 sa po i kërkon tash ai. /Lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.