ARKATANA

Kurti: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë mban vulën e Albright, jemi përjetë falënderues!

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca kanë bërë homazhe te busti i Madeleine Albright në Prishtinë.

Kurti tha se Albright ishte një personalitet i madh dhe se do të mbahet mend përgjithmonë, raporton Indeksonline.

Kryeministri Kurti tha se ndërhyrja e NATO-s për të ndalur gjenocidin në Kosovë me bombardimet kundër Jugosllavisë dhe Serbisë së Millosheviqit padyshim që mbajnë vulën e Zonjës Albright dhe për këtë ne duhet të jemi përjetë falënderues.

Fundamenti

“Politika, diplomacia dhe historia vështirë se kombinohen në një mënyrë më të përsosur sesa te personaliteti i jashtëzakonshëm i Madeleine Albright. Ajo në politikë ishte historiane, në histori ishte diplomate ndërkaq në diplomaci ishte politikane. Kur kemi parasysh edhe përvojën e saj jetësore si emigrante hebre në SBHA e cila fëmijërinë e ka kaluar gjatë luftës së dytë botëroredhe më pastaj është shkolluar në vendin tempull të demokracië e më pastaj është bërë sekretarja e pare grua. Natyrsht që kemi të bëjmë me një figure e cila nuk i takon vetëm shekullit 20 por edhe 21. Cdoherë kur fliste, vepronte apo shkruante ishte aq profesionale në secilën prej asaj cfarë bënte e thoshte sa që nuk mund të quhej profesioniste për shkak të qenies së saj të gjithanshme. Dija e saj e thellë, orientimi i saj për demokracinë sociale dhe njohuritë për gjeopolitikën e bëjnë një personalitet i cili do të kumbojë gjatë jo vetëm në polikën dhe qeverisjen e SHBA e te ne në Kosovë, por edhe shumë vende të tjera të botës.

Ndërhyrja e NATO-s për të ndalur gjenocidin në Kosovë me bombardimet kundër Jugosllavisë dhe Serbisë së Millosheviqit padyshim që mbajnë vulën e Zonjës Albright dhe për këtë ne duhet të jemi përjetë falënderues“, tha Kurti./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.