Kurti: Ndërhyrja e NATO-s ndaloi gjenocidin e Serbisë mbi popullin tonë, gjithnjë falënderues dhe mirënjohës

/ 1 minutë lexim

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se sot festojmë 24 vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe vendosjen e paqes në vendin tonë, pra 12 qershorin.

Kryeministri Kurti pra mediave tha se përulen para të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e popullit, transmeton Telegrafi.

“Bashkë me presidenten Osmani dhe kryeparlamentarin Konjufca , kujtuam humanizmin e Rugovës, qëndresën e Demaçit, sakrificën e Jasharajve, dhe këtu kontributin e NATO-s. Përulemi para gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit, dhe të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e populli dhe çlirimin e Kosovës”, ka thënë ai.

Uji Dea

Kurti tha se gjithnjë do të jenë falënderues për ndërhyrjen e NATO-s, që ndaloi gjenocidin e Serbisë mbi popullin e Kosovës.

“Ndërhyrja e NATO-s e ndaloi gjenocidin serb mbi popullin tonë, gjithnjë jemi falënderues dhe mirënjohës”, u shpreh ai. /Telegrafi/