ARKATANA

Kurti: NATO ka rol të rëndësishëm në mbështetjen e FSK-së

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e transferimit të autoritetit të drejtorit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, NALT, ku u bë kalimi i detyrës nga Gjenerali Hammerstein tek Gjenerali Nawrat.

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti shprehu se “Një demokraci e re dhe në rritje ndërtohet nga kontributet e shumë njerëzve dhe prandaj është gjithmonë kënaqësi të veçojmë ata që kanë kontribuar për këtë. Një shembull i tillë, është vepra instrumentale e Gjeneralit Hammerstein”.

Duke veçuar kontributin dhe punët frytdhënëse të zhvilluara nga ai, kryeministri Kurti tha se Gjenerali Hammerstein ka vepruar në një kontekst kyç, e ku dhe puna e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetjen e Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Mobi Casa

Kurti vlerësoi dhe rolin thelbësor të NATO-s dhe mbështetjen e saj ndaj Kosovës.

“Gjatë 12 muajve të fundit, integriteti ynë territorial dhe paqja e përgjithshme, janë sfiduar nga forcat destabilizuese, të cilat kanë kryer veprime terroriste dhe kriminale. Vizioni, disiplina, profesionalizmi dhe integriteti, durimi, komunikimi dhe bashkëpunimi ynë, na bënë fitimtarë për sigurinë që nuk lë askënd pas dhe sundimin e ligjit që nuk privilegjon askënd”, tha kryeministri, njofton Qeveria e Kosovës.

Ai ka nënvizuar se Zyra e Kryeministrit qëndron si një aleate e palëkundur e NATO-s, si dhe duke ritheksuar mirënjohjen për shërbimin dhe kontributin e Gjeneralit Hammerstein dhe shprehur mirëseardhjen për gjeneralin Nawrat. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.