HW

Kurti: NATO është e pazëvendësueshme, publikuam një letër që po mbahej fshehtë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri Albin Kurti pas takimit me Komandantin e KFOR-it Michele Risi, ka komentuar sërish letërkëmbimin që ish-Kryeministri Thaçi kishte bërë në prill 2013 me ish-sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, raporton Gazeta Express.

Kurti ka shkruar në Facebook se NATO është e pazëvendësueshme për Kosovën

“Para tre muajve isha në ndërrimin e komandës së KFOR-it ku Gjeneral Michele Risi mori komandën. Sot e mirëprita në Kryeministri. E kam thenë atëherë, e them tash dhe do të them përherë se prania e NATO-s në Kosovë është e pazëvendësueshme gjersa rajoni është ende jostabil dhe përderisa përballemi me një shtet që ka pretendime territoriale ndaj nesh”, ka shkruar Kryeministri.

Fundamenti

Kryeministri Kurti ka thënë se letrën e ka publikuar pasi që ishte mbajtur fshehtë.

“Ajo që ne kemi bërë është publikimi i një letre e cila ishte mbajtur e fshehur nga publiku. Me sa kam parë, askush nuk na ka kritikuar se përse e kemi bërë transparente një letër të mbajtur fshehtë, e cila nuk ka qenë dokument i klasifikuar, por kritikuan opinionin ligjor nga zyra ime se pse ka rekomanduar shkarkimin e presidentit”, ka shkruar Kurti në Facebook./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.