UBT

Kurti: Mos e votoni Qemajlin e Lutën se e kanë shitur pasurinë e Gjilanit e të Kosovës

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Lideri i VV Albin Kurti në mbyllje të fushatës në Gjilan tha se qytetarët e Gjilanit nuk duhet ta votojnë as Qemajl Mustafën e as Lutfi Hazirin të cilët ia shitën tërë pasurin Gjilanit e Kosovës. Ata i morën aq shumë Gjilanit e nuk i dhanë asgjë tha Kurti. Ismajl Kurteshi tha se me fitoren e VV , Gjilanit do t`i kthehet shpresa dhe dinjiteti.

Edhe Lëvizja VV në Gjilan e ka mbyllur fushatën ku edhe njëherë ka prezantuar kandidatët e saj për asambleistë dhe ka shpalosur programin qeverisës, raporton rajonipress.

Lideri i VV Albin Kurti duke folur në hallën e sporteve “Bashkim Selishta” tha se tani e kemi mundësinë që Gjilanit t`ia shtojmë zhvillimin ekonomik e t`ia heqim politikanët e korruptuar.”Gjilani do të jetë komunë për hir të qytetarëve sepse në këtë qytet është trashur pushteti, e është rrudhur komuna. Gjilani as s`ka tokë për të shitur e as për të lënë djerrin. Kryetari aktual në ikje le ta paguaj vetë e jo qytetarët e Gjilanit tërë këtë dëm që i ka shkaktuar Gjilanit”.

Kurti tha se Gjilani duhet të çlirohet nga ky pushtet sepse ky qytet dëshiron një komunë tjetër fare.”Qytetarët e Gjilanit as nuk blihen e as nuk shiten me para. “Me ardhjen në pushtet të VV do ia konfiskojmë pasurinë kryetarit të Gjilanit sepse ai u pasurua në mënyrë të paligjshme. Qemajl Mustafa e Lutfi Haziri nuk duhet votuar sepse ata e shiten pasurinë e tërë Gjilanit dhe të Kosovës. Luta na e la decentralizimin dhe që të dy i morën aq shumë Gjilanit e nuk i dhanë asgjë. Nëse e votoni Ismajl Kurteshin atëherë shpëtohet Gjilani sepse Ismajl Kurteshi as nuk blihet e as shitet” tha Kurti.

KKVITI

Kurse, Ismajl Kurteshi kandidat për kryetar komune tha se për këtë periudhë VV ka penguar shumë dukuri negative në Gjilan dhe ka penguar gjithashtu shumë shitje të pronave publike.”Në Gjilan kemi pasur shumë pak investime edhe ato që janë bërë janë kryer shkel e shko dhe në mënyrë jo të duhur. Është keqpërdorur buxheti dhe Gjilani tashmë njihet si komuna kampion e borxheve. Korrupsioni dhe nepotizmi janë futur në çdo pore të jetës institucionale.”

Kurteshi tha se VV garanton udhëheqje të ndershme dhe profesionale ku të gjithë do të trajtohen barabarsisht.”Ne do të heqim barrierat burokratike dhe do të krijojmë një administratë profesionale. Gjilani do të udhëhiqet nga gjilanasit e jo nga shefat e qeverisë që vijnë në Gjilan për çdo ditë vetëm për interesat e tyre personale. Do i`a kthejmë shpresën dhe dinjitetin Gjilanit dhe gjilanasve” tha Kurteshi.

Edhe Glauk Konjufca tha se Gjilani nuk di t`i votojë kurrë ata që aprovuan decentralizimin. /rajonipress/