UBT

Kurti mirëpret rezolutën e PE-së: Më shumë siguri për Kosovën, Serbisë iu kërkua largimi i bazave ushtarake përgjatë kufirit

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Kryeministri Albin Kurti ka përshëndetur rezolutën e miratuar sot nga Parlamenti Evropian.

Ai thotë se mes tjerash, u kërkua nga Serbia të largojë bazat paraushtarake afër kufirit me Kosovën.

“E mirëpresim rezolutën e sotme të Parlamentit Evropian. Ndër masat e tjera, Parlamenti Evropian bën thirrje për rritjen e sigurisë për Kosovën dhe i kërkon Serbisë të shmangë çdo përshkallëzim të mëtejshëm, të ndalojë çdo mbështetje për formacionet terroriste dhe të tërheqë të gjitha bazat e saj operative dhe paraushtarake përgjatë kufirit”, ka shkruar Kurti në platformën X.

Edhe Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka mirëpritur rezolutën e miratuar sot nga Parlamenti Evropian.

Bislimi përmes një postimi në platforën X, ka thënë se kjo rezolutë mes tjerash bën thirrje për masa kufizuese ndaj Serbisë.

Uji Dea

“Mirëpres rezolutën e miratuar sot nga Parlamenti Evropian, e cili ndër të tjera dënon sulmin terrorist të Serbisë dhe bën thirrje për miratimin e masave kufizuese. Parlamenti Evropian gjithashtu vendos theksin mbi njohjen reciproke si një parim i dialogut e poashtu kërkon një qasje të balancuar në procesin e dialogut”, ka shkruar Bislimi.

Ndryshe, Parlamenti Evropian (PE) ka dënuar ashpër sulmin ndaj policisë në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, duke e quajtur sulm terrorist dhe ka kërkuar përgjegjësi nga Serbia nëse dëshmohet lidhja e drejtpërdrejtë e Beogradit me këtë ngjarje.

Këto janë përfshirë në rezolutën për zhvillimet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe zhvillimeve në veri të Kosovës.

Teksti i kësaj rezolute, u hodh në votim në seancën plenare të 19 tetorit, është përpiluar duke marrë parasysh disa propozime të grupeve politike në PE./Telegrafi/