UBT

Kurti-ministrave: Kemi punuar pa asnjë skandal, kemi vullnetin e dijen për t’i kaluar sfidat për kombin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri Albin Kurti ka thënë sot se për një vit qeverisje kanë punuar pa e pasur asnjë skandal, me transparencë e llogaridhënie, shkruan Gazeta Express.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, Kurti deklaroi se kjo gjë nuk është parë më herët në qeverisjes e kaluara.

E për këto arritje ai falënderoi ministrat duke u thënë se kanë bërë punë shembullore.

GRANDEMALL

“Punët i kemi bërë në dritën e diellit pa asnjë skandal dhe me transparencë e llogaridhënie të paparë ndonjëherë në këto 20 vitet e fundit,. Andaj ju falënderoj të gjithë juve dhe ekipit e kolegët tuaj në ministritë përkatëse për këtë rezultat shembullor në vitin e parë të qeverisjes sonë”, deklaroi Kurti.

Ndër të tjera, Kurti iu tha ministrave se edhe këtë vit i pret punë e madhe në qeverisje.

“Nevojitet edhe një vit tjetër që të arrijmë në gjysmën e mandatit, prandaj kemi shumë punë këtë vit, por nuk ka dyshim që me vullnetin që kemi, dijen që kemi, përvojën që kemi fituar, nuk ka sfida të cilat nuk do t’i kalojmë së basku për hir të popullit, shtetit e kombit tonë”, deklaroi më tutje ai. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.