FIDANISHTJA

Kurti, ministrave: Edhe këtë vit duhet të jemi në garë me veten

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e parë të Qeverisë për këtë vit, ka thënë se edhe këtë vit duhet të jemi në garë me veten.

“Angazhimi dhe rezultatet e vitit 2022 duhet të jenë minimumi i angazhimit dhe rezultateve të vitit 2023. Le të vazhdojmë garën me veten”, tha Kurti.

Kryeministri shtoi se këtë vit e kanë nisur mbarë duke përmendur shtesat për fëmijët deri në moshën 16 vjeç.

“Kemi filluar mbarë këtë vit, ku realizuam premtimin për shtesa për fëmijët deri në moshën 16 vjeç. Sfidave do tu japim përgjigje, vështirësitë do ti kthejmë në mundësi”, tha Kurti.

Fjalimi i plotë:

Mirë se po takohemi në mbledhjen e parë të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2023 dhe në mbledhjen e 118-të gjithsej.

Po e fillojmë edhe një vit të ri, por në të njëjtën kohë po i afrohemi përmbylljes së edhe një viti të qeverisjes sonë.

Angazhimi, puna dhe rezultatet në vitin 2022 duhet të jenë minimumi i angazhimit, punës dhe rezultateve të vitit 2023. Le ta vazhdojmë pra garën me vetën, me bindjen se potenciali ynë është më i madh se sa aktualiteti që e kemi.

Eco Higjiena

Ia kemi filluar mbarë, që në ditën e tretë të vitit, e para se të mbërrijmë në gjysmën e mandatit tonë, realizuam premtimin për shtesa për të gjithë fëmijët nën moshën 16 vjeçare.

Kurse sot, në javën e dytë e në mbledhjen e parë për këtë vit, kemi në rend të ditës miratimin e Projektligjit për Investime të Qëndrueshme. Nëpërmjet tij, synojmë që të mbrojmë dhe tërheqim investimet, vendosim bazën për të përkrahur industrinë vendore dhe punësimin e qëndrueshëm, të fuqizojmë rininë dhe gratë, si dhe të thellojmë bashkëpunimin me mërgatën tonë.

Me mbrojtjen, ekonominë, demokracinë dhe shtetin ligjor në binar, si dhe me buxhetin për këtë vit tashmë të miratuar në Kuvend, në vitin 2023 kemi hyrë me më shumë siguri, me më shumë besim për të ardhmen, të cilën e synojmë dhe të ardhmen, të cilën e meritojmë.

Zelli dhe angazhimi ynë për të realizuar programin qeverisës dhe për të jetësuar reformat e thella e transformuese nuk do të pushojë as edhe për një ditë.

Viti 2023 do të jetë më shumë për arsimin, shëndetësinë, ushtrinë, bujqësinë, ekonominë e kulturën, vit i edukimit, shëndetit, barazisë, drejtësisë, mirëqenies, sigurisë, prodhimit dhe zhvillimit ekonomik e shoqëror, vit i të gjithë qytetarëve dhe për Republikën.

Sfidave do t’iu japim përgjigje. Vështirësitë do t’i kthejmë në mundësi. E përballja me to do të na definojë si popull, si shoqëri e si shtet.

Ju uroj të gjithëve një fillim të mbarë!

Juve, të nderuar anëtarë të kabineti, ju uroj punë të mbarë!/Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.