Kurti: Me ShBA-në jemi partner të denjë, s’i mbyllim sytë para kriminelëve në veri

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryeministri Albin Kurti tha se Qeveria e tij beson thellësisht në miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, por se qasja ndaj Kosovës dhe Serbisë nuk mund të jetë e njëjtë. Kurti ka thënë se ka pasur jo vetëm konsultim, por edhe bashkërendim me partnerët ndërkombëtarë, raporton Ekonomia Online.

“Qeveria ime beson thellësisht në miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtetet e Bashkimit Evropian e më gjerë. Ne jemi thellësisht transatlantik. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian bashkë me njëra tjetrën dhe bashkë me neve. Por, qasja ndaj Kosovës dhe Serbisë nuk mund të jetë e njëjtë. Serbia është vend autokratik, Serbia nuk është vend demokratik. Në Serbi shtypen liritë dhe të drejtat e njeriut, shtypet opozita dhe Rusia e ka qendrën e saj rajonale”.

Ai tha se protestat atje nuk po vijë nga vullneti i popullit serb, por nga Beogradi zyrtar dhe se nuk do t’i kur grupe kriminale të llojit fashist paramilitar kërcënojnë rendin kushtetues e ligjor të Republikës.

“Nuk mund t’i mbyll sytë kur grupe kriminale të llojit fashist paramilitar kërcënojnë rendin kushtetues e ligjor të Republikës. Ne jemi të vetëdijshëm që jo të gjithë janë pjesë e grupeve të tilla, por fatkeqësisht shumë qytetarë serbë për shkak të presionit e kërcënimit nga Beogradi zyrtar janë të detyruar të shërbejnë si mburojë njerëzore për sulme të grupe të tilla kriminale. Dhe aty janë tri kategori: e para – kriminelët e mbrojtjes civile – këta janë pjesa ekstremiste, shoviniste, nacionaliste që e admiron Millosheviqin e Putinin dhe merr pjesë në protesta të dhunshme.

RCCOLA

E dyta: Nga administrata publike, që po nuk dolën në protesta humbin pagën se vendin e punës nuk e di a e kanë.E treta: Janë kompanitë e Radojiçiqave dhe Veselenoviqave që iu japin pushim punëtorëve me kusht që të shkojnë në protestë të dhunshme. Ua kushtëzojnë vendin e punës me protestë të dhunshme dhe kur shkojnë në protestë të dhunshme ia shkruajnë ditë pushimi”.Kurti ka thënë se e kemi dëshmuar se “jemi partner të denjë” të miqve ndërkombëtarë me avancimin demokratik e ekonomik të Kosovës.

Kurti pohoi se shoqërimi i kryetarëve të rinj me forca të sigurisë nuk është vendim politik por vlerësim i organeve të sigurisë, për të cilin tha se e ka mbështetur atëherë e njëjtë e mbështet edhe sot.Ai tha se të shumtë janë ata që praninë e policisë e kanë quajtur si hyrje me forcë në ndërtesë, e që sipas tij, s’ka nevojë të quhet ashtu, sepse ajo ndërtesë është e Kosovës.“Nuk ka pasur asnjë arsye të hyhet me forcë në ndërtesë për ata që e shohin vetëm fotografinë e policisë në sekondin kur hyn kryetari, sikur ndërtesa të mos ishte e rrethuar me njerëz të cilët pasi që e kishin blinduar portën, nuk dëshironin të hynte askush”.

Tutje, Kurti tha se kur kryetarët e rinj kanë hyrë në ndërtesa, ato ishin të zbrazëta por të blinduara.“Ata i dinë që ndërtesat janë të Republikës e jo të tyre. Ata s’po i duan ndërtesat, ata po duan që as ne të mos i duam ato. Unë kam pasur hall që kur vije puna të hyjë kryetari i komunës në Leposaviq, Zveçan a Zubin Potok, çka do të bëjnë serbët që janë në administratë, por ata i kishin braktisur ndërtesat dhe natyrisht që aty hyjnë kryetari i komunës, po kush tjetër”m tha Kurti, njofton Klankosova.tv.