Hidromorava

Kurti me folklorizëm: Do ta kthej trungun që ka ikur nga vendi, përmend edhe luftë

/ 2 minuta lexim

Lëvizja Vetëvendosje ka prezantuar 110 kandidatët për deputetë për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.

I nominuari për kryeministër, njëherit edhe kryetari i kësja partie, Albin Kurti tha se në listën e kandidatëve për deputetë gjenden njerëz më përgatitje, shkollim e dinjitet, raporton Ekonomi Online.

Kurti tha se pa hyrë në zyrën e kryeministrit unë do të fillojë të kthej trungun që ka ikur nga ky vendi.

“Prandaj ende pa hyr në zyrën e kryeministrit unë do të filloj ta kthej trungun që ka ikur nga vendi. Ajo çka presin qytetarët është luftimi i krimit të organizuar, lufta e korrupsionit si dhe shumë punë në shëndetësi dhe arsim. Populli i varfër i Kosovës nuk mund ta duron luksin e qeveritarëve”.

Uji Dea

“Do të angazhohem për mbrojtjen e tërësi territoriale për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut në përputhje me ligjin e vendit. Kuvendi është vendi ku përfaqësohet populli ku flitet për popullin dhe në emër të popullit”.

“Vendimet për luftën dhe paqen merren nga Parlamenti. Pikërisht se parlamenti është kaq i rëndësishëm, përfaqësuesit tanë duhet të ishin njerëzit më të përgatitur”.

“Për fat të keq në historinë e parlamentit të Kosovës vlerat e deputetëve kanë munguar. Në mungesë vlerash ne kemi parë se disa deputetë kanë ndryshuar qëndrimet brenda një dite apo brenda një seance. Lista e VV është dëshmi e një qasje ndryshe për ndryshim”.

“Lista jonë përbëhet nga burra e gra me atdhedashuri të madhe. Mbi të gjitha lista jonë përbëhet nga njerëz me plot shpresë dhe shumë guxim. Njerëz me parime e vlera për të marshuar drejt një të ardhme ndryshme të cilën e meritojmë”.