FIDANISHTJA

Kurti: Më 14 shkurt 2021, ndodhi përmbysja më e madhe politike e demokratike në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë foli për 3 vjetorin e fitores së LVV-së në zgjedhjet e 14 shkurtit të 2021.

Kurti tha se 14 shkurti nuk paraqet vetëm përvjetorin e një fitore elektorale, por është moment i përmbysjes më të madhe politike e demokratike në Kosovën e pas luftës

“Është revolucioni elektoral ku ngadhënjeu mirëqeverisja mbi korrupsionin, drejtësia mbi diskriminim dhe interesi i përbashkët e publik mbi atë personal e privat”, tha Kurti.

Kryeministri u shpreh se për këto 3 vite të qeverisjes dëshmuan se mund të qeveriset me duar të pastra.

UBT

“Për këto 3 vite dëshmuam se është e mundur të qeveriset me duar të pastra, duke ruajtur e mbrojtur vendin, kushtetutshmërinë e ligjshmërinë dhe paqen e sigurinë”, tha Kurti.

Kurti tha se qeveria në këto tri vite ka investuar më shumë se gjitha qeveritë e kaluara në FSK, duke e bërë një forcë serioze në mbrojtjen e paqes dhe sigurisë së vendit tonë.

“Nuk shënohet vetëm dita e dashurisë ndaj njerëzve të dashur, por shënohet edhe dita e dashurisë dhe përkushtimit ndaj Republikës tonë.14 shkurti për Kosovën është dita e dashurisë ndaj vlerave dhe interesit të përbashkët”, u shpreh Kurti. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.