Fundamenti

Kurti: “Mbreti, shefi i ICO, po ikë me një trastë pisllëqesh”

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Që prej zgjedhjeve të vjeshtës së 2010-shit, Lëvizja Vetëvendosje është e treta për nga rëndësia në Parlament. Madje, vetë Albin Kurti drejton Komisionin e Marrëdhënieve me Jashtë.

Ish-lideri student, që është ndeshur me regjimin e Milosevicit në kohën e ish-Jugosllavisë, që këtej e tutje shënjestron perëndimorët. Së shpejti dyzetvjeçar, ai kritikon me ashpërsi “protektoratin” në Kosovë dhe është kundërshtar i vendosur i qeverisë. Ai qëndroi disa ditë në Zvicër për të takuar komunitetin kosovar (nga 170.000 deri 200.000) si dhe politikanë të shumtë, shkruan ditorja zvicerane, “Le Temps”.

“Jam i shqetësuar sepse komuniteti ndërkombëtar ka pasur ambicie shumë të dobëta për Kosovën. Qeveria jonë është e dobët; shteti ynë është i dobët; Serbia bën gjithçka për dështimin tonë; situata ekonomike është katastrofike; në fakt ne nuk zotërojmë pavarësi, por thjesht dhe rregullisht karta pavarësie. Ky përfundim i ICO-s do të jetë pretekst për festime të reja dhe asgjë më tepër. Por, unë nuk do të marrë pjesë në këto festime”, ka thënë Kurti, transmeton Telegrafi.

Kur është fjala te veriu i Kosovës, Kurti deklaron se problemi qëndron tek strukturat paralele të krijuara në kohën e Milosevicit, që Beogradi vazhdon t’i mirëmbajë për t’i pasur si mjet kundër nesh.

Hidromorava

“Pikërisht ato duhet t’i luftojmë, sepse minojnë vendin tonë. Disa qindra agjentë manipulojnë serbët e veriut, atë popullsi që do të duhej të integrohej më së shpejti socialisht dhe politikisht, me universitete të mira dhe me punë. Serbia e ka shkopin dhe ledhën më të fortë se Kosova”.

Lideri i VV-së deklaron se perëndimorët dërgojnë ushtarë, policë dhe prokurorë, ndërsa janë mësuesit, inxhinierët dhe agronomët ata që na nevojiten më shumë!

“Ekonomia është përtokë; nuk ka industri, as bujqësi. Kontratat negociohen shumë më sipër çmimeve të tregut, vetëm për të favorizuar dikë. Privatizimet e kanë rrënuar vendin dhe kanë ngjizur korrupsion. ‘Mbreti’ ynë, shefi i ICO-së, po niset me një trastë pisllëqesh që ka frikë ta hapë. Do të ishte dëshmitar i shkëlqyer nëpër gjyqe! Arrestimet që janë kryer nuk kanë pasur të bëjnë asnjëherë me peshkaqenët e mëdhenj, por vetëm me peshq të vegjël”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.