UBT

Kurti mbështet Haradinajn për taksën, thotë se s’duhet të tërhiqet

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se taksa nuk duhet të hiqet. Pavarësisht, presioneve të cilat së fundmi kanë ardhur edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai tha se një gjë e tillë nuk duhet ta zmbraps qeverinë Haradinaj. Ai mes tjerash ka përsëritur se nuk e përkrahin këtë buxhet, madje tha se vendi shumë shpejt duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka ritheksuar se nuk do të votojnë buxhetin, madje ai thotë se si i tillë është buxhet i Qeverisë dhe oborrit të saj, siç e quajti ai.

I pyetur se kur janë gjasat që kjo qeveri të rrëzohet, ai tha se kryeministri është dashur tash e sa kohë të jap dorëheqje.

KKVITI

Sepse, sipas tij, kjo qeveri është karakterizuar nga skandalet për shkak të keq qeverisjes dhe korrupsionit. Madje, u shpreh i bindur se viti 2019 do të jetë vit zgjedhor. Përkundër kësaj, ai tha se e përkrah qeverinë në vendimin për taksën ndaj mallrave serbe. Madje, tha se qeveria nuk duhet të zmbrapset, pavarësisht presioneve të ndërkombëtarëve. Në 120 vjetorin e Lidhjes së Pejës, Albin Kurti ka bërë homazhe edhe tek shtatorja e Haxhi Zekës. Këtë të fundit ai e ka quajtur si veprimtar të jashtëzakonshëm.

Albin Kurti së bashku me anëtar tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, në 120 vjetorin e Lidhjes së Pejës ka vizituar edhe Kullën dhe mullirin e Haxhi Zekës, në Pejë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.