GRANDEMALL

Kurti: Marrëveshja në Bruksel, tinëz popullit dhe Kuvendit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari në largim i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se marrëveshja e arritur sot në orët e hershme të mëngjesit në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës dhe atij të Serbisë është arritur “tinëz popullit dhe tinëz Kuvendit të Kosovës”.

Kurti, kundërshtuesi më i madh i dialogut Kosovë-Serbi dhe derivateve të këtij procesi, tha se për këtë marrëveshje, pjesëmarrësit e dialogut në Bruksel nuk patën leje.

“Kemi një marrëveshje të re që bëhet në Bruksel se si të ndahet gjyqësia e Kosovës nga Mustafa e Vuçiqi midis serbëve e shqiptarëve gjithmonë me një kryetar serb aty”, tha Kurti.

Mobi Casa

“Ne ende nuk e kemi parë marrëveshjen por edhe nuk kemi se si ta shohim për shkak se edhe bisedimet e zhvilluara në Bruksel edhe marrëveshja atje janë zhvilluar tinëz popullit të Kosovës dhe Kuvendit të Republikës”, u shpreh ai.

Kreu i Vetëvendosjes u shpreh se dialogu në Bruksel “nuk është dialog për normalizim e marrëdhënieve në mes Kosovës e Serbisë por është dialog për sabotimin e shtetësisë së Kosovës”.

“Kosova nuk ka nevojë për pajtim me Serbinë në krye të secilës janë pasardhësit e regjimit fashist të Millosheviqit e Sheshelit, por Kosova ka nevojë për dekolonizim”, u shpreh ai. /kallxo.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.