Mobi Casa

Kurti: Marrëveshja dhe Aneksi i Ohrit të zbatohen shpejt dhe pa kushtëzime

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur në takim zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, me të cilin ka biseduar edhe për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Kurti ka theksuar se marrëveshja e 27 shkurtit në Bruksel si dhe aneksi i saj, i dakorduar në Ohër, duhet të zbatohen shpejt dhe pa kushtëzime.

Eco Higjiena

Ndërsa zëvendëspresidenti Wieland, sipas njoftimit të Qeverisë, ka nënvizuar progresin e dukshëm të Kosovës krahasuar me rajonin për të cilin ka thënë se nuk kalon pa u vërejtur.

“Në takim u bisedua edhe për bashkëpunimin rajonal, integrimin ekonomik të rajonit dhe për raportet fqinjësore duke përfshirë normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Në lidhje me këtë të fundit, kryeministri tha se Marrëveshja Bazike e 27 shkurtit në Bruksel dhe Aneksi i saj i 18 marsit në Ohër, duhet të zbatohen shpejt, në tërësi dhe pa kushtëzime”, ka bërë të ditur Qeveria e Kosovës.