FITORJA

Kurti: Lugina është simbol i shpresës dhe qëndresës, kush ka drejtë vote të dalë të votojë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Është mbajtur tubim mbështetës për zgjedhjet në Luginë të Preshevës të cilat do të mbahen më datën 2 qershor të këtij viti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me këtë rast ka thënë seKurti ka kërkuar nga të gjithë banorët e Luginës që të dalin të votojnë pasi që sipas tij, këto zgjedhje janë moment vendimtar politik dhe jo vetëm.

UBT

“Lugina është simbol i shpresës dhe qëndresës, ka potencial zhvillimor për qytetarët e saj. Por në këto vite kemi parë dhe përjetuar sfida dhe pengesa mundësi të pa barabarta e zhvillim i dobët. Janë këto vetëm disa nga problemet që përballen qytetarët çdo ditë. Kemi investuar dhe do të vijojmë investimin për të ndihmuar qytetarët atje. Tani me zgjedhjet që po afrohen në Luginë kemi një mundësi unike për ta çuar përpara këtë bashkëpunim. Angazhimi politik nuk ndalet asnjëherë. Këto zgjedhje janë moment vendimtar politik dhe jo vetëm. Qeveria do të jetë gjithmonë krahë tyre duke i mbështetur. Kemi nevojë për votën tuaj, angazhimin tuaj. Më kanë thënë pse mbështet vetëm dy kandidatë, iu kam thënë unë shkoj aty ku më thërrasin. Ju ftoj kush ka drejtë vote të dalë të votojë, t’i mbështesim këta kandidatë”, ka theksuar Kurti.

Kurti është në mbështetje të Partisë për Veprim Demokratik nga Lugina e Preshevës. Përndryshe, Ardita Sinani, është kandidate për kryetare të Preshevës, teksa Ragmi Mustafi kandidat për kryetar të Bujanocit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.