United Hospital

Kurti: ‘Luftë’ brenda PDK-së, Veseli dëshpërueshëm tenton të bëhet kryeministër

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, gjatë deklaratave të cilat i ka bërë sot në foltoren e Kuvendit të Kosovës, ka folur për raportin konfidenacial të EULEX, i cili tashmë është publikuar në media. Ai ka theksuar se “raporti konfidenacial I EULEX-it tregon se zyrtarët e lartë të këtij misioni janë të lidhur me zyrtarët shtetëror (me zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës – PDK)”.

Sipas tij, themelimi i Gjykatës Speciale dhe dënimi i Grupit të Drenicës janë të komprementuara.

“Ky raport tregon edhe për luftën e fuqishme që po ndodh brenda PDK-së. Në këtë raport rezulton se PDK-ja kërkon kontroll të plotë dhe kërkon që të shpëtojë nga kapacitet hetuese të EULEX. PDK-ja synon që të shkojë në zgjedhje parlamentare në fund të viti 2015. Sipas po këtij raporti, kjo parti synon që të ketë ndikim në emrat e të akuzuarve në Gjykatën Speciale. Hashim Thaçi planifikon që të bëhet president i Kosovës, në mënyrë që të qëndrojë me një anë nga themelimi i Gjykatës Speciale. Në anën tjetër, Kadri Veseli dëshpërueshëm tenton që të bëhet kryeministër, dhe do ta sulmojë vazhdueshëm ministrin e drejtësisë, Hajredin Kuçi. Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi po tentojnë të marrin kredi për ta liruar grupin e Drenicës për të fituar vota pastaj. Më nuk ka interesa partiake ose grupore, por vetëm interesa personale”, ka deklaruar Kurti.

Pas këtyre deklaratave është kundërpërgjigjur, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili ka theksuar se konstatimet e Kurtit, janë poezi. /Telegrafi/
———————————————————-

Veseli e quan poezi fjalimin e Albin Kurtit

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti në seancën e Kuvendit ka lexuar raportin konfidencial të EULEX-it, të publikuar në KTV, duke thënë se për politikanët e PDK-së nuk ka interes partiak, as grupor por vetëm interes personal dhe me këtë logjikë nuk ka shtet funksional.
Ndërkohë pas këtij fjalimi, kryetari i Kuvendi, Kadri Veseli falënderoi Kurtin, siç tha ai për këtë poezi.
———————————————————-

Hidromorava

Grabovci i quan përralla fjalët e Albin Kurtit

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci deklaratën e deputetit të Vetëvendosjes, Albin Kurti lidhur me publikimin e një raporti konfidencial të EULEX-it që flet për proceset politike në Kosovë i ka quajtur shpifje, “sikurse e kanë edhe programin e tyre”.
Grabovci tha se i beson Bashkimit Evropian i cili, sipas tij e ka demantuar një gjë të tillë, pasi që sipas tij e dinë se ato janë shpifje dhe trillime të njerëzve që nuk ia duan të mirën këtij vendi.

“Kjo dëshmohet me pushtetin në Prishtinë të cilët e kanë bllokuar jetën e qytetarit”, tha Grabovci.

Grabovci tha se është qytetari është ai që me votën e tij e dëshmon se kush është ai që punon për këtë vend.

“Është e tepërt të merremi me këto përralla të cilët janë bërë rutinë”, tha Grabovci. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.