ARKATANA

Kurti: Lidhja me SHBA-të nuk varet nga një pe, ndikoi vizita e presidentes dhe reagimet tjera që të na ftonin në Samit

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ndikimin që patën reagimet e shumta e vizita e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në SHBA në ftesën për Samitin e Demokracisë.

Kurti gjatë konferencës për medie tha se nuk ka asnjë mos-pajtim mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke shtuar se marrëdhëniet mes vendeve janë të forta e nuk varen nga fija e perit.

“Unë do të ju njoftoj kur ta kem vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mirëpo ne bashkë me presidenten edhe kryeparlamentarin koordinohemi për këtë gjë. Nuk ka asnjë mospajtim mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aleanca e partneriteti ynë është i fortë e i fuqishëm dhe nuk lëkundet nga çfarëdo keqinterpretimi i ndonjë deklarate të ndokujt, por ka pasur njëfarë moskuptimi në lidhje me atë Samitin e Demokracisë, në njërën anë për shkak se ftesa për atë Samit nuk është vlerësim e as pikëpamje e SHBA-së dhe këtë e ka sqaruar Ambasada e SHBA-së këtu”, u shpreh Kurti gjatë konferencës për medie.

I pari i Qeverisë theksoi se po shpërfaqet një drojë se lidhja mes Republikës së Kosovës dhe SHBA-së mund të shkëputet lehtë, e siç tha si nuk është ashtu.

Uji Dea

“Lidhja mes Republikës së Kosovës dhe SHBA-ve nuk lidhet për një pe, është shumë e fuqishme, sepse në njëfarë mënyre duke vënë vazhdimisht në diskutim, është një lloj moskuptimi i madh sepse po shpërfaqet njëfarë druajtje thuajse kjo lidhje është e dobët dhe mund të shkëputet kollaj. Nuk është ashtu”, u shpreh kryeministri.

Vizita e Osmanit në ShBA dhe takimet me zyrtarë të lartë atje si dhe reagimet e shumta sipas Kurtit ndikuan që të ftohej edhe Kosova në këtë Samit.

“Ftesa shumë mirë që erdhi, por edhe po të mos ndodhte kjo ftesë nuk thotë gjë për aleancën dhe partneritetin tonë. Besoj që kanë ndikuar edhe disa faktorë, reagimi i të gjithë akterëve politik, edhe i dashamirësve tanë në SHBA, e natyrisht sidomos vizita e Presidentes tonë atje, e takimet që ajo i ka pasur me zyrtarët amerikan të të gjitha niveleve”, theksoi Kurti. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.