KKVITI

Kurti: Le t’i kalojmë 500 mijë vota, t’ia mbyllim bllokut opozitar shtigjet

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në një tubim zgjedhor në Gjilan ka kërkuar nga mbështetësit e tij të tejkalohet rezultati i zgjedhjeve të dhjetorit.

Kurti kërkoi kapërcimin e 500 mijë votave, në mënyrë që bllokut opozitar, siç tha ai, t’i mbyllen shtigjet për ta “mbajtur peng shtetin”.

“Më 9 shkurt të vitit të kaluar Lëvizja Vetëvendosje i pati afër 400 mijë vota në zgjedhjet qendrore. Më 28 dhjetor arritëm bashkë afër 500 mijë vota. E më 7 qershor le t’i kalojmë 500 mijë vota dhe ta shënojmë fitoren e radhës, edhe më të madhe e vendimtare, që t’i japim shtetit tonë institucione funksionale e t’ia mbyllim bllokut opozitar shtigjet, të cilat po i shfrytëzojnë për ta mbajtur shtetin peng”.

Fundamenti

Kurti atje tha se “brezave aktualë dhe atyre që do të vijnë pas nesh duhet t’ua lëmë trashëgimi një Kosovë gjithnjë e më të zhvilluar dhe prosperuese”.

“Po ndërtojmë shkollat dhe çerdhet; po investojmë në ushtri, mbrojtje e siguri, me pajisje e armatim, industri dhe prodhim; po e rrisim mbështetjen për fëmijët dhe studentët, nënat lehona dhe të gjitha familjet. Dora e mirë e shtetit po prek aty ku më herët nuk shfaqej dot. 116 është numri, 7 qershori është dita, kur votojmë për progresin shoqëror, rritjen ekonomike dhe sigurinë shtetërore e qytetare”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.