GRANDEMALL

Kurti lavdëron punën e drejtuesve të Doganës: Të hyrat u rritën për 14%

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas vizitës që i ka bërë Doganës së Kosovës, ka thënë se kjo vizitë në shenjë falënderimi dhe mirënjohje për këtë institucion, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast, shefi i ekzekutivit u shpreh se rritja e të hyrave nga Dogana e Kosovës është 14 për qind më shumë se vitin e kaluar.Kurti ka thënë se vlera e konfiskimeve dhe sekuestrimeve për këtë vit ka shkuar në 5 milionë, nga 2 milionë sa ishte një vit më parë.

Mobi Casa

“Unë jam i kënaqur që patëm një vizitë në Dogana e Kosovës dhe kjo vizitë është mirënjohje dhe falënderim për udhëheqjen e Doganës. Policia dhe Dogana janë thelbi i sigurisë së shtetit tonë dhe kur kjo siguri i shtohen të mirat, atëherë nuk mund të themi se nuk shpreh gatishmëri më të shtuar në vijim”.“14 për qind janë rritur të hyrat krahasuar me vitin e kaluar, vjet kishim 2 milionë euro konfiskime ndërsa këtë vit kemi pesë milionë euro. Edhe besueshmëria tek qytetarët për Doganën është rritur”, tha Kurti.

Edhe drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, tha se të hyrat në këtë vit janë më të larta se vitin e kaluar.“Ne e njoftuam kryeministrin se dogana vazhdon të ketë performancë më të mirë se vitin, ku këtë vit kemi të hyra 14 për qind më shumë se vitin e kaluar. Gjithashtu e njoftuam për rezultatin në mbrojtje të shoqërisë”, tha Llugaliu./eo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.