RCCOLA

Kurti: Lajçakut i kam shprehur gatishmërinë për zgjedhjet e parakohshme në veri – është e vetmja mënyrë për ndërrim të pushtetit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sërish për situatën në veri dhe takimin e djeshëm me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak.

Kurti ka thënë se me Lajçakun ka folur për de-eskalim dhe normalizim.

“Sa i përket de-eskalimit unë e kam siguruar jo vetën Lajçakun dje por edhe të dielën pasdite z.Borrell se Qeveria e Kosovës kurrsesi nuk kontribuon në eskalim asnjëherë. Duam polici për zbatim ligji dhe siguri publike që nuk përjashton askënd. I kam siguruar që policët që janë në ndërtesat e komunave në veri të vendit, nuk janë duke vazhduar operacione në rrethinat e atyre ndërtesave”, tha Kurti, duke shtuar se “ua konfirmova që nuk ka pasur dhe nuk ka operacione të tilla”.

Kryeministri shtoi se ka shprehur gatishmërinë t për zgjedhje të parakohshme në veri.

UBT

“Sepse zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja mënyrë sesi të bëhet ndërrimi i pushtetit. Ndërrimi i pushtetit nuk mund të bëhet me dhunë, e as duke plagosur ushtarët e NATO-s, Policisë së Kosovës apo gazetarët. Neni 72 i ligjit për vetëqeverisje e shpjegon qartë sesi duhet të fillohet me mbledhjen e 20% të elektoratit të gjithmbarshëm si nënshkrime të një peticioni që e nisin procesin për zgjedhje të parakohshme”, tha Kurti.

Kurti shtoi se sa i përket normalizimit e ka vënë theksin se kemi nevoj për zbatim të marrëveshjes dhe mos të harrojmë që kemi marrëveshje.

“Shumëçka që po trumbetohet sot në media e ka krijuar përshtypjen që nuk kemi marrëveshje. Nga Lajçak kam kërkuar që marrëdhëniet normale me Serbinë do të mund të bëhen duke mos i braktisur vlerat evropiane Takimi i djeshëm ka qenë pozitiv, me aso përshtypje ka dalë edhe emisari Lajçak. Do të ketë takim edhe me zëvendësin tim Besnik Bislimi”, tha Kurti.

Kryeministri shtoi se ka paraqitur vërejtjet e tij të masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës. /Telegrafi/