FITORJA

Kurti: Kur s’ka protesta të dhunshme të planfikuara e të organizuara nga Beogradi, nuk ka eskalim në veri

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ka informuar ministrat e kabinetit të tij për takimin joformal të liderëve të Ballkanit që u mbajt të hënën në Athinë.

Kurti tha se në prag të Samitit të Berlinit në Tiranë, takimi në Athinë me pjesëmarrjen e presidentit Zelensky i kontribuon bashkëpunimit rajonal dhe procesit të integrimit në BE. “Presidenti i Ukrainës ishte pjesëmarrës në këtë takim ku nxorëm edhe një deklaratë të përbashkët ku bënë thirrje për mbështetje të palëkundur për pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës, ndërshkimin e krimeve të kryera gjatë luftës dhe thirrjen për përgjegjësi ndaj kryerësve të krimeve”, tha Kurti.

FIDANISHTJA

Kryeministri theksoi se në darkën e përbashkët që kishin, theksoi se anëtarësimi i Kosovës në BE nuk ka alternativë. “Të gjitha shtetet që aspirojnë anëtarësimin në BE duhet të zbatojnë demokracinë, sundimin e ligjit, respektimin e të drejtave të njeriut dhe fqinjësinë e mirë. Për fqinjësi të mirë demokratike e evropiane është e domosdoshme njohja reciproke de jure dhe de facto, si dhe të drejtat e pakicave”, tha Kurti.

Kurti shtoi se në takimet bilaterale me kryeministrin e Greqisë e Kroacisë dhe presidenten e Komisionit Evropian, ka theksuar progresin ekonomik e demokratik të Kosovës, dhe rëndësinë e zbatimit të plotë dhe të pakushtëzuar të marrëveshjes bazë. “De-eskalmi në katër komunat në veri të vendit praktikisht ka ndodhur dhe Kosova po e respekton marrëveshjen e Bratislavës. Theksova se de-eskalimi i situatës në veri është rezultat i arrestimit të elementëve të dhunshëm që sulmuan policinë, gazetarët e ushtarët e KFOR-it, si dhe në anën tjetër i largimit të një pjese të ekstremistëve të dhunshëm për në Serbi. Tani duhet parandaluar ri-eskalimi. Kur nuk ka protesta të dhunshme të planifikuara e të organizuara nga Beogradi zyrtar nuk ka eskalim në veriun e Kosovës”, tha Kurti. Kryeministri tha se “pjesëmarrja në Athinë përbën një hap tjetër drejt avancimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Greqisë”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.