Hidromorava

Kurti: Kur shteti nuk funksionon ligjet janë të kota

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka bashkëbiseduar me përfaqësues të sindikatave në Kosovë, në lidhje me fuqizimin sindikal në vend, raporton Zëri.info.

Kurti gjatë këtij takimi ka thënë se roli kryesor i lëvizjes është roli dhe rëndësia e sindikatave

“Roli dhe rëndësia e sindikatave në kosovë duhet të rritet synimi kryesor i joni është ky, negociatat e sindikatave duhet të ndodhin me bindjen tonë ”

Ai shtoj më tej se forcimi i sindikatave do të mbroj të drejtat e punëtorit sepse ata janë më të fortë kur sindikatat janë më të organizuara

“Ne duam që sindikata të forcohet sepse të drejtat e punëtoreve mbrohen më së miri kur sindikatat janë më të organizuara, paga, pushimi duhet të garantohen nga shteti por duhet të mbrohen ne sindikatë

Uji Dea

Ekonomia, rritja e inspektorëve do të jenë hapa që do të mbrojnë punëtorët”

Kurti gjithashtu ka thënë se kur shteti nuk funksionon ligjet janë të kota

“Kur shteti nuk funksionon ligjet janë të kota ”

Ndër të tjerash ai tha se shumica e punëtorëve punojnë pa kontratë dhe me orë të zgjatura”

“Paga minimale bazohet në produktivitetin e punëtorit dhe në dijen e punëtorit në çoftë se dilni dhe pyesni qytetarët si punoni sot ata shumica do te thojeni pa kontrate pa sigurim mjekësor orë të gjata të punës etj ” //ZERI.