UBT

Kurti: Kur po përballemi me rrezikun nga Serbia, bashkëpunimi me Turqinë ka marrë një rëndësi të re

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë sot pjesë në pritjen e organizaur nga Ambasada turke me rastin e 100 vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë. Kurti në këtë organizim ka folur për raportin në mes të Kosovës dhe Turqisë dhe për zhvillimet e fundit që po ndodhin me Serbinë, shkruan Express.

Kreu i Qeverisës ë Kosovës ka thënë se në këtë kohë kur Kosova po përballet me kërcënimet nga Serbia, bashkëpunimi me Turqinë në fushën e mbrojtjes ka marrë një rëndësi të re.

Eco Higjiena

Kurti e ka falendëruar Turqinë që ka furnizuar Ushtrinë e Kosovës me dronë Bayraktar, derisa ka rikujtuar që ushtria e Kosovës ka bërë më të mirën për t’i dalë në ndihmë popullit turk pas tërmetit shkatërrues.

“Në një kohë kur siguria e vendit tonë përballet me kërcënimin e agresionit serb, bashkëpunimi ynë me Turqinë në fushën e mbrojtjes ka marrë një rëndësi të re. Në veçanti, ne jemi mirënjohës për gatishmërinë e Turqisë për të furnizuar ushtrinë tonë me dronët Bayraktar. Ushtria jonë ka bërë të më mirën e mundshme për t’i ardhur në ndihmë gjithashtu popullit turk, duke dërguar menjëherë një mision kërkim-shpëtim në Hatay pas tërmetit shkatërrues atje në fillim të këtij viti”, ka thënë kryeministri Kurti./GazetaExpress/