Uji Dea

Kurti: Kundërshtarët e VV, kundërshtarë të Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Lëvizja Vetëvendosje ka nominuar kandidat për kryetar të komunës së Artanës, Zekë Zekën. Drejtuesit e këtij subjekti politik kanë kërkuar që të ndihmojnë dhe të punojnë që Zeka të vijë në krye të kësaj komune për të instaluar programin e këtij subjekti politik. Qytetarëve të kësaj komune u është premtuar kthimi i dëmit që i ka shkaktuar procesi i decentralizimit.

Lideri i kësaj lëvizje, Albin Kurti ka thënë se të gjitha këto vlera të gjitha këto synime të Vetëvendosje, do përkthehen alternativë e tyre qeverisëse në Artanë.

Kurti ka shtuar se ky kombinim është një kombinim fitues për Lëvizjen Vetëvendosje dhe për popullsinë e Artanës.

“Duhet që të punojmë maksimalisht për çdo ditë, për çdo javë edhe pas 3 nëntorit të ndihmojmë Zekë Zekën që të fitojmë këtu. Nuk mjafton të kemi alternativën më të mirë e programin më të drejt, duhet të punojmë e të angazhohemi edhe më shumë sesa kundërshtarët tanë që pothuajse gjithmonë e gjithkund janë edhe kundërshtarë edhe të këtij vendi dhe këtij populli”, ka theksuar Kurti, transmeton KP.

FITORJA

Artana është ndëshkuar edhe në aspektin ekonomik me mos zhvillim, por edhe në aspektin politik me decentralizimin mbi baza etnike që sipas Kurtit ka pasur për qëllim zgjerimin e territorit për të ndryshuar përbërjen demografike të popullsisë.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje është i vetmi subjekt që mund të kthejë mbrapshtë dëmin që e ka shkaktuar decentralizimi etnik.

Kurti ka thënë se është e padrejtë çfarë është bërë komunës së Artanës, pasi që siç ka thënë ai Artana meriton më shumë për shkak të lashtësisë së saj.

Ndërsa kandidati për Kryetar të Komunës, Zekë Zeka, tha se personalizimi i pushtetit dhe institucioneve publike, bashkë me korrupsionin dhe tenderomaninë, trajtimin jo të drejtë dhe jo të barabartë të banorëve të Artanës, tregon se këta pushtetarë nuk janë në shërbim të qytetarëve./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.