UBT

Kurti kujton masakrën e Rrezallës: E vërteta e 5 prillit të vitit 1999, s’mund të groposet e mbulohet në varreza masive

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar 24 vjetorin e masakrës së Rezallës ku forcat serbe vranë 98 burra e djem të ri.

Para 24 vitesh, 98 burra dhe djem të rinj u pushkatuan në Rezallë, nga forcat e armatosura të Serbisë. Në përpjekje të zhdukjes së krimit, i rrëmbyen kufomat.

Disa u gjetën të groposur në varreza masive në Kizhevak dhe në Rudnicë të Rashkës, në Serbi.

FITORJA

“E vërteta e ditës së 5 prillit të vitit 1999, nuk mund të groposet e mbulohet në varreza masive”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ai shton se sot nderojmë sot kujtimin e të vrarëve dhe të zhdukurve me dhunë në Rezallë.

“Nuk mund të lejojmë harresën të mbulojë mizoritë që ndodhën në luftë. Nuk do të rreshtim së kërkuari drejtësi”, ka përfunduar Kurti shkrimin e tij në përkujtim të masakrës së Rrezallës./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.