ARKATANA

Kurti kujton masakrën e Lybeniqit: U vranë burra, gra e fëmijë, u zhduk edhe një grua shtatzënë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar masakrën në Lybeniq të Pejës që u kryen nga njësitë paramilitare serbe në prill të vitit 1999.

Kurti përmes një shkrimi në Facebook tha se në këtë masakër u ekzekutuan mbi 80 persona, në mesin e tyre, burra, gra, fëmijë, foshnje dhe një grua shtatzënë është zhdukur.

Kryeministri Kurti po ashtu tha se drejtësia e munguar e bën dhimbjen edhe më të rëndë.

Mobi Casa

“Më 1 prill të vitit 1999, në orët e hershme të mëngjesit, njësitë paramilitare serbe të udhëhequra nga grupi “Çakejt”, rrethuan dhe me pas hynë në brendësi të fshatit Lybeniq të Pejës. Pasi i tubuan banorët në qendër të fshatit, i ekzekutuan mbi 80 persona në mënyrën më mizore. Në mesin e të masakruarve kishte burra, gra e fëmijë. U vra edhe një foshnje 18 muajshe. U vra, masakrua dhe u zhduk edhe një grua shtatzënë.

Në mesnatën e 1 dhe 2 prillit 1999, në Gjakovë, u masakruan mbi 60 burra, gra e fëmijë. Anëtarë të familjeve Vejsa, Hoxha, Haxhiavdija, Caka, Gashi dhe Nuçi, bashkë me shtëpi u dogjën të gjallë e të vdekur. Në mesin e vrasësve kishte edhe fqinjë të tyre. Drejtësia e munguar e bën dhimbjen edhe më të rëndë. Nuk i harrojmë kurrë”, shkroi Kurti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.