UBT

Kurti kujton 2-mujorin e rrëzimit: Të mbahen zgjedhjet si në Serbi, Islandë, Francë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka shkruar për dymujorin e rrëzimit të tij me mocion mosbesimi në Kuvend. Kurti thotë se nuk ka ngërç politik në vend dhe se situata zgjidhet me mbajtjen e zgjedhjeve.

Kryeministri Kurti sërish ka dhënë mendim se kur duhet të mbahen zgjedhje. Sipas tij, mund të tillat të mbahen bashkë me zgjedhjet lokale në Podujevë, transmeton Gazeta Express.

Derisa Gjykata Kushtetuese pritet të dalë me aktgjykim rreth çështjes së mandatarit për formimin e Qeverisë, Kurti përmend shtetet në Evropë që do të mbajnë zgjedhjet dy muajt e ardhshëm.

Shkrimi i plotë i Kurtit:

FIDANISHTJA

Ngërçi institucional shfaqet vetëm kur përjashton zgjedhjet

Sot u bënë dy muaj nga mocioni i mosbesimit. Më 25 mars krizës shëndetësore iu pat shtuar edhe ajo politike. Mirëpo, ne po ia dalim. Dje ishte dita e parë, që nga 13 marsi, pa të infektuar me virusin Corona.

Ngërç institucional? Nuk është e vërtetë. Mospajtime ka, por edhe zgjidhje ka. Në përputhje me Kushtetutën tonë nevojiten zgjedhje të reja. Ato tashmë po mbahen anembanë Evropës. Pas shëndetit të popullsisë dhe ekonomisë, është në pyetje edhe shëndeti i demokracisë. Zgjedhje do të ketë në qershor në Islandë, Francë dhe Serbi, kurse në korrik në Maqedoninë e Veriut, Spanjë dhe Kroaci. Duhet të kemi zgjedhje edhe në Kosovë e aso lokale në Podujevë. Madje, mundet edhe njëkohësisht.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.