Fundamenti

Kurti- kryetarëve të komunave: Fokusohuni që shpenzimi i buxhetit të jetë i transparent, Kosova ka filluar të çlirohet nga korrupsioni

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka pritur në takim kryetarët e komunave në Kosovë.

Në fillim të këtij takimi, Kurti ka kërkuar rritje të cilësisë së shërbimeve komunale.

“Për në nivelin komunal ka një rritje të buxhetit prej 100 milionë eurove, krahasuar me vitin paraprak. Kjo duhet të reflektojë në rritjen e cilësisë së shërbimeve komunale karshi qytetarëve tanë, mirëqenies, edukimin, shëndetësisë, sportit, rinisë e kulturës dhe zhvillimit socioekonomik. Gjithashtu duhet fokusuar që shpenzimi i këtij buxhet të jetë i hapur, transparent dhe llogaridhënës ndaj qytetarëve. Bashkë me ministrat kemi prezantuar buxhetin”

“Do të kemi rast që të diskutojmë në detaje gjatë takimit, por edhe ju si komuna duhet ta shihni mundësinë se si mund të ndihmoni më tej në planin afatgjatë”, tha Kurti.

Në këtë takim janë të pranishëm edhe ministri Elbert Krasniqi dhe ministrja Artane Rizvanolli.

ARKATANA

Kurti ka thënë se në këtë drejtim së bashku me ministrat disa herë radhazi janë realizuar një sërë takimesh me qytetarë për të prezantuar buxhetin.

“I kemi realizuar 240 pozita për inspektoratët, që të kemi më shumë inspektorë që të mbrohen të drejtat e punëtorëve, të sigurohet cilësia e shërbimeve dhe mbledhja e tatimeve”, ka vijuar Kurti.

Ai ka thënë se gjatë vitit 2022, kjo qeveri ka përmirësuar dukshëm imazhin e vendit duke bërë kështu që Kosova të fillojë të çlirohet nga korrupsioni.

“Gjatë vitit që lamë pas, kemi vazhduar me zbatimin e ligjshmërisë në gjithë territorin e Republikës, ku Qeveria realizoi një sërë veprimesh kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kemi përmirësuar dukshëm i mazhin e vendit tonë, Kosova ka filluar të çlirohet nga korrupsioni”, ka thënë kryeministri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.