ARKATANA

Kurti: Kryeministri në panik

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Lideri i Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi e ka kapur paniku në prag të mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme. Ai këto komente i ka bërë duke analizuar veprimet dhe angazhimet e fundit të kryeministrit.

Kurti ka thënë se kjo çfarë po bënë kryeministri është shpërfaqje e mungesë së vizionit të shtet ndërtimit.

“Është e qartë se këto nuk janë në fakt aktivitete këto janë më shumë shpërfaqje e një lloj paniku të mungesës dhe vizionit zhvillimor dhe shtet ndërtues të kryeministrit dhe besoi që nuk ka më njerëz e qytetarë të Kosovës të cilët pasi që janë gënjyer sistematikisht nga ky kryeministër do të vazhdojnë që t`i besojnë atij. Pra qytetarëve u është mbushur kupa dhe paniku i kryeministrit po shpërfaqet në media edhe njëherë po e them këto nuk janë aktivitete qeveritare por janë pikërisht gjeste që shpërfaqin mungesën e vizionit shtet ndërtues he zhvillimor”, ka thënë Kurti.

Duke folur për datën e zgjedhjeve Albin Kurti ka thënë se tashmë data për mba jtjen e tyre më shumë i ngjason një basti sportiv.

Fundamenti

Pavarësisht kësaj, ai ka thënë se lëvizja është e gatshme për garën e zgjedhjeve duke kërkuar që ato të mbahen sa më shpejt në mënyrë që të ndërpritet kjo keqqeverisje siç e ka quajtur ai.

Kurti: Data e zgjedhjeve, si bastoret

“Ju e dini edhe qëndrimin e Shpendit (Ahmetit) edhe timin për bastoret. D.m.th e kanë bërë si një lloj bastore këtë punë se kur do të jenë zgjedhjet e reja në kuptimin që realisht askush nuk e di e secili mund t`ia qëlloi, pra ne jemi të përqendruar te angazhimet dhe përpjekjet edhe këta e kanë bërë çështje të pazareve partiake këtë punë ne datës së zgjedhjeve, më së paku po merren qytetarët dhe më së shumti ata të cilëve nuk u takon për shkak se ata janë dëshmuar në shpirtngurtësin e tyre. Pra ne duam që zgjedhjet t`i kemi sa më parë sepse sa më e shkurtër jeta e kësaj qeverie dhe e këtyre keqqeverisjeve aq më shumë do të ketë përfitime për Kosovën dhe qytetarët e saj, por nuk jemi ne ata që mund të vendosim një gjë të tillë dhe kurdo që të mbahen zgjedhjet ne do të jemi më shumë se të gatshëm dhe të interesuar që të marrim pjesë dhe të fitojmë aty”, ka thënë Kurti.

Përveç Albin Kurtit, edhe liderët e partive opozitare kanë kërkuar që zgjedhjet e përgjithshme të mbahen sa më shpejt që është e mundur.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.