ARKATANA

Kurti: Kriza s’ka përfunduar sepse kemi raporte jonormale me Serbinë, duhet njohje reciproke

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Al Jazeera ka folur për situatën në veri të Republikës së Kosovës pas heqjes së barrikadave. I pyetur nëse kriza ka përfunduar, Kurti ka thënë se kriza s’mund të përfundojë përderisa Kosova dhe Serbia kanë raporte jo-normale, raporton Gazeta Express.

Kreu i ekzekutivit kosovar ka thënë se është e nevojshme një marrëveshje për normalizim të plotë të raporteve me njohjen reciproke në qendër.

Kurti insiston se njohja reciproke mes të dy shteteve është e nevojshme.

“Kriza s’ka përfunduar duke qenë se Kosova dhe Serbia kanë raporte jo-normale. Neve na duhet marrëveshje për normalizim të plotë të raporteve me njohjen reciproke në qendër. Ne nuk e njohim Serbinë, Serbia s’e njeh Kosovën, neve na duhet njohje-reciproke”, ka thënë Kurti, transmeton Express.

Fundamenti

Tutje ka thënë e kriza s’ka përfunduar edhe për një arsye tjetër, duke përmendur këtu vendosjen e barrikadave gjatë muajit dhjetor. Kurti për Al Jazeera ka thënë se strukturat ilegale të cilat funksionojnë që nga viti 1999 janë kthyer se fundi në banda kriminale dhe agresiviteti i tyre vjen nga paniku i një Kosove ligjore.

Kurti thotë se ata janë agresiv meqë në Kosovë rendi dhe ligji asnjëherë s’kanë qenë më të fuqishëm

Ndërkohë thotë se barrikadat i vendosen nga frika dhe i hoqën nga frika.

“Kriza ende s’ka përfunduar duke qenë se strukturat ilegale të Serbisë që janë atje nga viti 1999 janë kthyer së fundi edhe në banda kriminale që kanë vendosur barrikada në mes të dhjetorit. Agresiviteti i tyre që është rritur është shprehje direkte e panikut të tyre, pasi e dinë që rendi dhe ligji është në vendin tonë është më i fuqishëm se kurrë dhe kjo është arsyeja pse ata nga frika i kane vendosur barrikadat dhe nga frika i kanë larguar”, ka thënë Kurti./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.