HW

Kurti: Krerët e shtetit nuk e dënuan Regjimin e Gruevskit

/ 2 minuta lexim
HW

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha sot në Kuvend se krerët shtetërorë të Kosovës i dënuan qytetarët e vet në incidentin në Kumanovë.“Presidentja Jahjaga dhe kryeministri Mustafa dënuan shtetasit e Republikës së Kosovës të përfshirë në incidente në Maqedoni, ministri i jashtëm Thaçi me gjuhë edhe më të ashpër dënonte cenimin e rendit dhe sigurisë në Maqedoni, ndërkaq kryetari i Kuvendit Veseli shprehte besimin e tij në vullnetin e kapacitetet e shtetit maqedonas. Mbi të gjitha, asnjëri prej tyre nuk e dënoi regjimin autokratik të Gruevskit, i cili me kryespiunin Mihajlkov e kryepolicen Jankullovska, është dëshmuar për qëndrimet e veprimet e tyre anti-demokratike e anti-shqiptare”, tha Kurti.

Ai tha se Serbia ka ndikim në Maqedoni, dhe përmes saj provon t’i realizojë qëllimet e saj ndaj shqiptarëve.

“Karakterin dhe orientimin e shtetit të Maqedonisë nuk mund ta kuptojmë pa ndikimin e Serbisë dhe interesat e saj. Dallimi midis Gruevskit dhe Georgievskit është si dallimi midis Serbisë dhe Bullgarisë. Se Serbia shfaqet si mbrojtëse e Maqedonisë edhe e kemi ditur nga historia edhe e kanë thënë vetë krerët e Serbisë shpesh”, shtoi Kurti.

“Nuk do të mund të mbijetojnë edhe regjimi i Gruevskit edhe shteti i Maqedonisë. Sipas regjistrimit zyrtar të popullsisë në Maqedoni, shqiptarët përbëjnë mbi çerekun e banorëve të Maqedonisë ndërkohë që numri i tyre realisht sillet mbi një të tretën e popullsisë”, shtoi Kurti.

Eco Higjiena

Madje ai paralajmëroi që në rajonin e Ballkanik po krijohen gjasat për tri raste si i Bonjës.

“Në vend se të kemi debosnjëzim të Bosnjës, po rriten gjasat për tri bosnjë në rajon: Bosnja si bosnje, Kosova si Bosnja e pasluftës me ‘Zajednicën’ e instaluar dhe Maqedonia si Bosnja e paraluftës me regjimin e Gruevskit”, tha ai.

Kurse Zafir Berisha (Nisma) tha se Kumanova ishte një storie jo e këndshme.

“Dhuna e paparë e një regjimi shtetëror të një lagjeje shqiptare tregoi brishtësinë e fqinjësisë. Zyrtarët e qeverisë nuk janë deklaruar konform asaj që ka ndodhur në Kumanovë të Maqedonisë”, tha Berisha.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.