UBT

Kurti: Kosovës i nevojitet ushtria që të mos ketë luftë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë para deputetëve të Kuvendit, se Kosovës i nevojitet ushtria që të mos ketë luftë.

“Ushtria është ajo që ta siguron paqen karshi armiqve”, ka thënë Kurti.

Ai gjatë fjalës së tij ka folur edhe për kohën kur UÇK-ja pas përfundimit të luftës u shua dhe në vend të saj u formua TMK-ja e që sipas Kurtit ishte vetëm një plan i Evropës e që e cila u shua pastaj dhe u formuar FSK-ja.

“Prej vitit 2008 na është thënë se FSK është Ushtria e Kosovës. Në vend të TMK-së nuk fituam ushtri por FSK-në”, ka thënë Kurti, transmeton Telegrafi.

Mobi Casa

Ai ka theksuar se nuk duhet kërkuar nga NATO-ja që të na e bëjë ushtrinë.

“NATO-ja nuk na e bënë ushtrinë, je ti ai që e bënë NATO-n e jo NATO-ja ty”, tha Kurti.

Kurti më pas pyeti se çfarë vendi do të zë UÇK në Forcat e Armatosura të Kosovës dhe se a do të jetë Serbia shtet e forcë armike e FAK-ut apo shtet bashkëpunues sipas marrëveshjeve Thaçi- Mustafa- Vuçiq- Daçiq.

Deputeti i VV-së shtoi se Serbia ka dhjetë fish më të lartë buxhetin për ushtri se sa Kosova, duke theksuar se Kosova është e rrezikuar nga Serbia dhe i duhet domosdoshmërisht ta ketë ushtrinë./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.