Fundamenti

Kurti: Kosovën po e braktis truri i dijes

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Albin Kurti në një bashkëbisedim me studentët gjilanas tha se fatkeqësisht shteti i Kosovës nuk po i kurajonë të rinjtë që dijen dhe talentin e tyre ta zhvillojnë dhe tregojnë në Kosovë. Shumë të rinj po e braktisin Kosovën për shkak të situatës jo të mirë ekonomike, qeverisë së korruptuar dhe të pa vizion tha Kurti.

Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti i shoqëruar edhe Nga Besnik Bislimi, Fisnik Ismajli dhe Ismajl Kurteshi kanë mbajtur një debat me studentët gjilanas me të cilët kanë biseduar për situatën aktuale politike, ekonomike dhe sociale në Kosovë dhe në veçanti problemet e studentëve raporton rajonipress.

Kurti gjatë këtij bashkëbisedimi tha se arsimimi është gjëja më e rëndësishme për të rinjtë i cili realisht duhet të jetë i lidhur edhe me ekonominë, derisa në Kosovë ndodhë e kundërta sepse arsimi është i shkëputur nga ekonomia.

Sipas Kurtit të rinjtë në Kosovë hynë në shoqëri me etiketën i papunë dhe kjo krijon trauma sepse i riu qysh në start e merr statusin dhe biletën si i papunë.

Kurti tha se studentët tanë kur të kryejnë fakultetin dhe të marrin diplomën ata edhe gëzohen edhe hidhërohen sepse menjëherë e marrin etiketën e të papunit.”Këto momente shkaktojnë trauma tek gjeneratat e reja dhe për këtë arsye po na ndodhë ikja e trurit nga Kosova. Studentët e notave 10 po e braktisin Kosovën dhe të njëjtit po e zhvillojnë ekonominë e vendeve të tjera në vend se ata të kontribuonin për shtetin e Kosovës” tha Kurti.

Kurti tha se studentët e mirë , mjekët e mirë dhe ekspertët e aftë duhet t`i kthejmë në sistem, duhet që të njëjtit të punojnë për Kosovën. “Por si të punojnë ata në Kosovë kur këtu kemi një situatë të rëndë, kur këtu kemi një varfri të madhe, me një qeveri të korruptuar e cila nuk ka as vizon e as koncept se si të ndihmohet kjo kategori e të rinjve”.

Uji Dea

Kurti tha se është momenti i fundit që në Kosovë të kemi një arsim të fuqishëm derisa sipas tij VV ka alternativa për të dalur nga kjo gjendje e mjerueshme. Kurti tha se shteti duhet të inkurajojë të rinjtë, dhe talentet. Në fund Kurti i ka sugjeruar studentët që të mësojnë nga gjashtë orë në ditë.

Edhe Fisnik Ismajli tha se është e dhimbshme kur studentët përballen me situata të pakëndshme, me kushte të rënda .”Ju tani po studioni në kushte më të rënda sesa në vitet e 90-ta dhe nga këto kushte edhe keni një perspektivë të zymtë dhe realisht shpresa e vetmja e juaja është që të ikni nga Kosova” tha Ismajli.

Ismajli ka ngjallur shpresë tek studentët e pranishëm duke thënë se do të vijnë ditë më të mira, “por duhet të punojmë bashkë për të ndodhur këto ndryshime”.

Edhe Ismajl Kurteshi kryetar i VV në Gjilan tha se të rinjtë janë në pozitë të rëndë sepse atyre po u premtohet liberalizimi i vizave i cili nuk u duhet fare sepse në vend të saj të rinjtë kanë nevojë për fakultete e universitete moderne.”Në Gjilan ka me mijëra fakultetlinjë të papunë kurse mjekët po e braktisin vendin” tha Kurteshi.

Në fund studentët e pranishëm kanë bërë pyetje të shumta në dresë të panelistëve./rajonipress/

Mund të ju interesoj: