Mobi Casa

Kurti: Kosova siguron të drejta të fuqishme për komunitetet joshumicë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kryeministri Albin Kurti pas takimit me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka shkruar në platformën X se Kosova siguron respektim të të drejtave për komunitetet joshumicë.

Ai ka thënë se Ministria për Komunitete dhe Kthim, vitin e ardhshëm, do të jetë ministria e dytë me rritjen buxhetore më të lartë.

RCCOLA

“U takuam me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe ua konfirmuam angazhimin e Kosovës, duke siguruar sundimin e ligjit dhe të drejta të fuqishme për komunitetet joshumicë. Duke e dëshmuar këtë, vitin e ardhshëm, ministria përgjegjëse për komunitetet joshumicë do të ketë rritjen e dytë më të madhe buxhetore nga çdo ministri”, ka shkruar Kurti.