Fundamenti

Kurti: Kosova, shtet i politikanëve të pasur

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një debat me studentë, me temën “Çështjet sociale në Kosovë“, ka thënë se pabarazia është rritur shumë sepse Kosova është bërë Republikë e politikanëve të pasur, në kurriz të njerëzve të varfër. Në këtë kontekst, ka shtuar ai, vendi gjendet në mjerim social, duke pasur parasysh shkallen e lartë të varfërisë.

Kurti tha se nga politikat që janë zhvilluar në Kosovën e pasluftës, si në aspektin ekonomik, po ashtu dhe në atë institucional e administrativ, shoqëria kosovare, ka qenë nën sulm, për shkak se është promovuar rëndësia e pakontestueshme e individit.

“Pabarazia në Kosovë, është rritur shumë, për shkak se Republika e Kosovës është bërë një republikë e politikanëve të pasur, në kurriz të masave të gjëra, gjithnjë e më të varfra. Familja mesatare kosovare shpenzon afër 38 për qind për ushqim, shpenzon afër 31 për qind për energji dhe strehim dhe rreth 31 për qind për pagesa të tjera, ku përfshihet dhe telefoni, ujësjellësi, kanalizimi dhe shërbime të ndryshme publike”, ka thënë Kurti.

Eco Higjiena

Sipas tij, nga kjo del se vetëm afër 1 për qind mbetet për arsimin.

“Ne besojmë se Kosova, me këtë varfëri e cila është 45 për qind, të popullsisë, se aq njerëz jetojmë më më pak se dy dollar në ditë, si dhe 18 për qind të tjerë që jetojnë më më pak se një dollar në ditë, nuk përbën një shtet të zhvilluar, por përbën një shtet të pazhvilluar, me mjerim social, i cili me eufemizëm do të mund të quhet shtet në zhvillim”, ka thënë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ne nuk jemi kundër të pasurve. Por jemi kundër të pasurve që pasurinë e tyre e krijuan në mënyrë të paligjshme, dhe sidomos duke pë rdorur politiken për një gjë të tillë. Se biznesmenët hyjnë në politikë dhe në perëndim, në vendet e zhvilluara demokratike. Por vetëm në vendet e pazhvilluara, e me mjerim social, politikanë bëhen biznesmen, duke e përdorur pushtetin apo pozitën e tyre publike”, ndër tjerash ka thënë Kurti. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.