UBT

Kurti: Kosova shtet i kapur, Teuta Rugova peng

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se Kosova është shtet i kapur.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ai ka komentuar edhe veprimin e fundit të deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Teuta Rugova, e cila doli kundër qëndrimit të partisë duke marrë pjesë në seancën e ftuar nga qeveria për të votuar ekipin qeveritar për dialogun me Serbinë.

Me pjesëmarrjen e saj ajo ia mundësoi kuorumin pozitës.

Mobi Casa

Për këtë, Kurti ka thënë se Rugova është e marrë peng para qytetarëve.

“Kosova është shtet i kapur, kurse Teutë Rugova është e marrë peng para syve të dy milionë qytetarëve”, ka shkruar ai.