GRANDEMALL

Kurti: Kosova po bëhet një partner i denjë për t’u konsoliduar mes aleancave me ShBA-në dhe NATO-n

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se Komandanti i FSK’së, Bashkim Jashari, ndodhet në vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është takuar me Shefin e Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë Amerikane, Gjeneralin Mark A. Milley dhe shumë krerë ushtarakë amerikanë dhe të ushtrive tjera aleate.

Duke njoftuar për takimet e Jasharit, Kurti ka thënë se Kosova po bëhet një partner i denjë për t’u konsoliduar mes aleancave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n“I ftuar nga Gjeneral Daniel R. Hokanson, mes 800 liderësh ushtarakë, Komandanti i FSK-së Gjeneral Bashkim Jashari mori pjesë dhe zhvilloi takime në 30-vjetorin e themelimit të Programit të Partneritetit Shtetëror (State Partnership Program – SPP), të Gardave Kombëtare.

FIDANISHTJA

Nën shoqërimin e Gjeneral Stephen Osbornit nga Garda Kombëtare e Iowas, Gjeneral Jashari e takoi edhe Gjeneral Mark A. Milley, Shefin e Shtabit të Përbashkët, që iu adresua me fjalim të pranishmëve. Me këtë rast, Gjeneral Bashkim Jashari zhvilloi takime edhe me shumë krerë ushtarakë amerikanë dhe të ushtrive tjera aleate. Teksa po rrisim përmasën, shtojmë aftësitë dhe ngrejmë kapacitetet tona ushtarake, Kosova po bëhet një partner i denjë për t’u konsoliduar mes aleancave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n”, ka shkruar Kurti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.