UBT

Kurti: Kosova mund të shndërrohet në një Estoni të Evropës Juglindore

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kryeministri, Albin Kurti, i cili po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thotë se ka ftuar investitorët e huaj që të investojnë në Kosovë dhe të shtojnë fitimet e tyre por duke ndihmuar edhe punësimin në Kosovë.

“Kemi ftuar bizneset shqiptaro-amerikane dhe bizneset amerikane të investojë në Kosovë dhe të fitojnë”, tha Kurti në një intervistë për Zerin e Amerikës, përcjell Telegrafi.

I pari i ekzekutivit thotë se rinia e Kosovës janë të përgatitur mirë dhe njohin gjuhën angleze dhe një pjesë e madhe edhe gjuhën gjermane.

Hidromorava

“Në Kosovë janë 650 kompani vetëm në fushën e teknologjisë së informacionit. 10% e tyre janë në pronësi të huaj, 21% në pronësi të përzier. Kosova ka indikatorët që të shndërrohet në një lloj Estonie të Evropës Juglindore”.

Kujtojmë, Estonia është ndër vendet e Evropës që ka pasur një zhvillim të hovshëm në aspektin e teknologjisë.

Softueri i njohur për audio dhe videolidhje “Skype” ka qenë produkt estonez para se të blihet nga Microsoft./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.