Eko Higjiena

Kurti: Kosova ka dy armiq, Serbinë nga jashtë dhe Qeverinë nga brenda

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

“Kosova sot ka dy armiq, Serbinë nga jashtë dhe korrupsionin nga brenda. Kriminelët e luftës dhe kriminelët e paqes, ende pa u çliruar shteti mirë këta e kanë kapur përbrenda plotësisht. Kjo qeveri ka vendime për asfalt, por jo edhe vizion për zhvillimin e vendi”, tha Kurti.

Me moton kundër “PANhajnisë, zgjedhje të reja”, Vetëvendosje është duke mbajtur tubim me qytetarë në Prishtinë.

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti deklaroi se Kosova i ka dy armiq, Serbinë nga jashtë dhe korrupsionin nga brenda.

“Kosova sot ka dy armiq, Serbinë nga jashtë dhe korrupsionin nga brenda. Kriminelët e luftës dhe kriminelët e paqes, ende pa u çliruar shteti mirë këta e kanë kapur përbrenda plotësisht. Kjo qeveri ka vendime për asfalt, por jo edhe vizion për zhvillimin e vendi”, tha Kurti, transmeton Telegrafi.

United Hospital

Në fjalim e tij, Kurti kujtoi edhe disa premtime që i ka bërë kryeministri Ramush Haradinaj.

“Kryeministri thoshte se do të merret me punët e shtëpisë, ai e vjedhë shtëpinë. Kryeministri thoshte se do te merret me sporte të renda, dhe ja dha 8 mijë hektarë Malit të Zi për një karrige. Kjo Qeveri nuk dëgjon sepse edhe veshët i ka në korrupsion”, tha Kurti.

Në fund të fjalimit, Kurti ftoi të gjithë qytetarët që të bëhen bashkë kundër kësaj Qeverie, dhe që së bashku të fitojnë.

Vetëvendosje, do të mbajë tubime me qytetarë në çdo komunë të Kosovës./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.