FIDANISHTJA

Kurti: Kosova është vend i BE-së

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i shoqëruar edhe nga nënkryetari, Shpend Ahmeti, ka mbajtur ligjëratë në Institutin “The Emerging Democracies”, Carnegie Endowment, në Washington.

“Problemi i parë kyç është qyteti i ndarë i Mitrovicës. Problemi i dytë kyç është papunësia shumë e lartë. Problemet kyçe nuk janë patjetër probleme të mëdha. Mirëpo, problemet kyçe bëhen problem të mëdha kur të provosh zgjidhje të gabueshme për to. Kjo është saktësisht çfarë ka ndodhur në Kosovë”, është shprehur Kurti, duke shtuar se çështja e Mitrovicës është adresuar në dialog me Serbinë dhe gati gjithçka është bërë më keq.

“Pas zgjedhjeve lokale, në nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar, dhjetë komuna në Kosovë udhëhiqen nga partia më e re e formuar nga Beogradi, e cila quhet “Serbe” (duke aluduar qartë në Republikën Serbe në Bosnjë). Në shekullin 21 Serbia dëshiron ta krijojë Serbinë e madhe, duke i krijuar ca Serbi të vogla që ata i quajnë “Serbe”. Për dallim, prej fillimit dhe në fund të shekullit XX, kur posedimi legal dhe praktik i territorit ishte mënyra për ushtrimin e hegjemonisë, në ditët tona e njëjta më shumë tentohet duke e kontrolluar praktikisht territorin, i cili nuk është nën posedimin legal të tyre”, ka deklaruar Kurti.

Hidromorava

Kurti është ndalur gjatë ligjëratës dhe në shpjegimin e raportit Kosovë-BE. Ai ka thënë se Kosova nuk është vend në BE, por sipas tij, Kosova është vend i BE-së, transmeton RTK.

“Emri i himnit tonë është ‘Evropa’ dhe e tërë BE-ja është aty: kemi një zyrë të fuqishme të Komisionit Evropian, përfaqësuesin special të BE-së dhe EULEX-in, një mision prej 1200 njerëzve, i cili harxhon 1 milion dollarë në ditë. Duke udhëtuar nëpër Kosovë mund të shohësh flamuj të ndryshëm, të vënë në një vend të përbashkët: Flamurin e Kosovës, flamurin shqiptar, flamurin e BE-së, flamurin e ShBA-së, flamurin gjerman, flamurin britanik, etj. tipike kjo për llojin e qenies politike të Brukselit”, ka thënë Kurti. /Telegrafi/