Uji Dea

Kurti: Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka pranuar vaksina nga Rusia ose Kina

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim drejtoren e International Republican Institute (IRI), Marta Onorato, gjatë të cilit takim, Kurti theksoi se Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka pranuar vaksina nga Rusia ose Kina.

Po ashtu, sipas komunikatës për medie, duke folur për reformat e nisura në drejtësi, luftimin e krimit dhe ruajtjen e parasë publike, kryeministri theksoi ndikimin pozitiv që kjo ka pasur në rritjen e besimit të qytetarëve në institucione.

“Ai shtoi se kjo ka ndikuar edhe në indikatorët ekonomikë, të cilët tregojnë për rritjen e të hyrave doganore për mbi 1/3, rritjen e të hyrave tatimore për mbi 1/4, krahasuar me vitin paraprak, si dhe rritjen ekonomike, që sipas Bankës Qendrore të Kosovës është 9.9 për qind’, thuhet në komunikatë.

Lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19, kryeministri veçoi se Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka pranuar vaksina nga Rusia ose Kina, por vetëm ato të certifikuara nga FDA dhe EMA.

Mobi Casa

“Ai theksoi administrimin e mbi 1.6 milion vaksinave dhe vaksinimin e rreth 60 për qind të popullsisë të moshës mbi 16 vjeçare me dy doza të vaksinës, ndërsa vazhdon vaksinimi edhe me dozën përforcuese”, thuhet tutje.

Ndërkaq, Onorato e falënderoi kryeministrin Kurti për pritjen dhe vlerësoi qeverinë si kampione në pjesëmarrjen dhe përfshirjen e grave në vendimmarrje.

Ajo shprehu gatishmëri për bashkëpunim në avancimin e mëtejmë të agjendës së barazisë gjinore, si dhe politikëbërjen me ndjeshmëri gjinore dhe gjithëpërfshirje. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.