FITORJA

Kurti: Kosova e interesuar për zgjidhjen e problemit me Serbinë, por zgjidhje është vetëm njohja

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio po qëndron për vizitë në Kosovë, me ç’rast i është adresuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Albin Kurti, i cili në fjalën e tij e ka vlerësuar lartë rolin e Italisë në çlirimin e Kosovës.

Kurti në fjalën në Kuvend ku po mirëpritet ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio, ka thënë se Italia përveçse një shtet mik i Kosovës, është edhe shtet shembull se si duhet ecur përpara.

“Mik i mirëpritur dhe i respektuar nga Italia, partner kaq i rëndësishëm për Kosovën. Italia është ndër vendet e para që ka njohur Kosovën, vetëm katër ditë pas shpalljes së pavarësisë sonë. Ajo vuri në dispozicion territorin e saj. I mbaj mend aeroplanët që ngriheshin nga Aviano duke ndihmuar çlirimin e vendit tonë që bartej nga populli dhe UÇK-ja duke ndalur gjenocidin e Serbisë që synonte shfarosjen e shqiptarëve”, tha Kryeministri i Kosovës.

Kurti ka lavdëruar ndikimin e Italisë në kulturën evropiane, duke thënë se është burim i pashtershëm vlerash që Kosova duhet të mësojë nga to.

“Italia ka pasur dhe ka aq shumë ndikim në tërë botën…Ky vend që është djep i rilindjes Evropiane, është burim i pashtershëm vlerash që duhet të mësojmë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

“Derisa po lexoja raportet e bashkëpunëtorëve të mi dhe po përgatisja këtë fjalim, vura re se në shishen e lëngut të portokallit që kisha përpara shkruhej më sa vijon: Ky produkt është prodhuar duke respektuar të drejtat dhe dinjitetin e punëtorëve dhe pa i shfrytëzuar ata. Ishte një produkt italian. Kosova importon prej Italisë shumëçka. Më bëri përshtypje respekti për punën që reflektonte etiketa e këtij produkti. Nuk e di a është situata aq mirë sa në etiketë, edhe pse produktet “Made in Italy” kanë një markë të mirë globale pikërisht sepse nuk gënjejnë me ato që shkruajnë në etiketa”, ka thënë Kurti.

FIDANISHTJA

Po ashtu, Kurti tha se Italia dëshmon respekt të veçantë ndaj punëtorëve përderisa në nenin e parë të Kushtetutës së Italisë thuhet se “Italia është republikë demokratike e themeluar mbi punën”.

“Respekti për punën është një ndër ato vlera që ne duam të mësojmë dhe zbatojmë edhe këtu në Republikën e Kosovës. Për Qeverinë e re të Kosovës perspektiva është plotë sfida, por nga ana jonë e Kosovës ka vendosmëri për të ecur përpara pikërisht përmes punës duke mos lëshuar pe për asnjë moment sa i përket standardeve demokratike dhe evropiane”.

Kurti para ministrit italian citoi edhe piktorin e famshëm italian Leonardo da Vinci.

“Tash për ne është koha që të dish nuk mjafton, duhet të bëjmë. Të kesh vullnet nuk mjafton, duhet të veprojmë”. Qeveria jonë e ka mandatin për të bërë e vepruar duke kërkuar bashkëpunimin dhe ndihmën e miqve”.

Kurti e ka cilësuar Italinë si fqinji më i madh i Ballkanit.

“Italia është fqinji më i madh i Ballkanit, vlerësoj shumë qëndrimin e prerë sa i përket integrimit të gjashtë vendeve në BE”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.