ARKATANA

Kurti: Kosova do të aplikojë këtë vit për anëtarësim në BE

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se Kosova do të aplikojë sivjet për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Kurti në një intervistë për televizionin zviceran Blick tha se shpreson që këtë vit pesë shtetet mosnjohëse të BE-së të bëjnë hapin e madh drejt njohjes, njofton Klankosova.tv.

“Ne do të aplikojmë këtë vit për t’u bërë anëtare e Bashkimit Europian. Do të ishte shumë mirë që Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës dhe në programin e partneritetit për paqe të NATO-s”.

“Ne jemi në kontakt me shtetet mosnjohëse. Katër nga ato janë edhe në NATO: Spanja, Sllovakia, Greqia dhe Rumania. E edhe Qipro që është pjesë e Bashkimit Europian por jo edhe e NATO-s”.

FIDANISHTJA

“Shpresoj që këtë vit këto vende të bëjnë hapin e madh drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe t’i bashkohet shumicës së vendeve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, që janë pjesë e BE-së dhe NATO-s”.

Shefi i ekzekutivit theksoi se Kosova ka marrë pjesë vitin e kaluar në “Defender 2021” me shtetet anëtare të NATO-s përderisa Serbia ishte me Rusinë në “Slavic Shield”, njofton Klankosova.tv.

“Kosova ka marrë pjesë në “Defender 2021” nga marsi deri në qershor me 330 ushtarë dhe jemi në mesin e vendeve nikoqire. Përderisa Serbia ka marrë pjesë së bashku me Rusinë në “Slavic Shield” në mesin e tetorit të vitit të kaluar”./klankosova

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.