HW

Kurti: Kosova dhe Shqipëria janë prioritet i njëra-tjetrës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se është shumë i gëzuar që sot ndodhet në Tiranë.

“Jam shumë i gëzuar që sot ndodhem në Tiranë, edhe një orë bëhet një javë që jam në këtë detyrës së re, si kryeministër i Kosovës. Vendi i parë që vizitova si kryeministër ishte Prekazi, qyteti i parë jashtë Prishtinës ishte Mitrovica, dhe shteti i parë Shqipëria. Unë dua që në këtë dekadën e tretë të shekullit XXI të kemi një fillim të fuqishëm të bashkëpunimit Kosovë- Shqipëri. Kosova dhe Shqipëria janë prioritet i njëra tjetrës”, u shpreh Kurti.

ARKATANA

Kryeministri Kurti shtoi se me kryeministrin Rama u dakorduan që të formojnë një Komision ndërshtetërorë i përbërë edhe nga ministra dhe deputetë që 77 marrëveshjet që janë nënshkruar të zbatohen.

“Duam ta shtojmë dhe thellojmë bashkëpunimin. Dua ta falënderoj Republikën e Shqipërisë dhe popullin shqiptar për ndihmën e pakursyer ndaj popullit dhe Kosovës. Duam që të bashkëpunojmë në aspektin ekonomik, prodhimtarisë, arsimit, sigurisë e politikës së jashtme”, tha Kurti. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.