UBT

Kurti: Komentet e ambasadores Jacobson, të padrejta

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i është kundërpërgjigjur ambasadores së SHBA-së, Tracey Ann Jacobson, pasi ajo vlerësoi dje se taktikat e lëvizjes së Kurtit për kundërshtimin e marrëveshjes së Brukselit janë të dhunshme.

Gjatë qëndrimit në Krushë të Madhe, në një debat publik, Kurti tha se komentet e ambasadores ishin të padrejta dhe të pandershme.

Ai deklaroi se nuk mund të trajtohen njëjtë të gjithë kundërshtarët e marrëveshjes, duke arsyetuar aksionet në Kuvendin e Kosovës, transmeton KTV.

Uji Dea

Ambasadorja Jacobson tha të premten në emisionin “Rubikon” të KTV-së se heqja dorë nga taktikat, të cilat i quajti të dhunshme, do të mundësonte një takim sy më sy me Kurtin, por për kryetarin e Vetëvendosjes, takimet me ambasadorët e huaj nuk janë thelbësore.

Ai ka thënë se duhet ndryshuar qasja e faktorit ndërkombëtar, në mënyrë që qasja e kosovarëve të jetë racionale ndaj tyre. Kreu i Vetëvendosjes dhe lëvizja e tij nuk kanë qenë aq të dashur as nga ambasadorët e mëhershëm amerikanë në Kosovë. /Telegrafi/