Kurti: Koktejet e molotovit dhe dhuna janë të dënueshme

Deputeti i VV-së, Albin Kurti ka folur edhe rreth hedhjes së koktejve të molotovit në protestat e opozitës. Kurti ka thënë se molotovi dhe dhuna janë të dënueshme.
“Asnjëri nga ata të rinj që gjuajnë molotov nuk e kanë babën ministër e as nënën anëtare të ndonjë bordi. Ata janë fëmijë të loser-ave dhe të të poshtëruarve”, ka thënë Kurti në Zona e Debatit në Klan Kosova.
“Asnjëri nga ata të rinj që gjuajnë molotov nuk e kanë babën ministër e as nënën anëtare të ndonjë bordi. Ata janë fëmijë të loser-ave dhe të të poshtëruarve”, ka thënë Kurti në Zona e Debatit në Klan Kosova.
Kurti ka shtuar se ata të cilët po gjuajnë molotov dhe gurë janë të poshtëruar nga kriminelët e luftës së Serbisë dhe kriminelëve të paqes në Kosovë.
Kurti: Deportimi i Abazit me porosi politike, shpejtësia e arrestimit ishte shokuese
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Zona e Debatit ka thënë se sekretari për Marrëdhënie me Jashtë i kësaj lëvizje, Boiken Abazi, u arrestua në mënyrë arbitrare dhe pa iu dhënë mundësia për t’u mbrojtur.
Kurti e ka vënë theksin tek arsyetimi i arrestimit të Abazit nga organet e rendit, pasi nuk ka ndonjë padi penale ndaj tij, njofton Klan Kosova.
“Është e keqe se si Boikeni ndalet nga persona civilë pa asnjë urdhërarrest, pa ia dhënë mundësinë ta thërras ambasadën e Shqipërisë, pa ia dhënë mundësinë për t’u mbrojtur”.
“Ajo çka më ka bërë përshtypje te arsyetimi që nuk është i tillë thuhet se prania e Boiken Abazit përbën rrezik për Republikën e Kosovës. Prania është rezultat i të qenurit jo i të bërit”.
“Nuk ekziston ndonjë padi penale ndaj tij”.
Deputeti Kurti ka thënë se shpejtësia me të cilën u ekzekutua vendimi për arrestim në Abazit ishte “shokuese”, ndërsa për bindjen e tij ka thënë se deportimi ishte me porosi politike.
“Shpejtësia për ta vënë në fuqi këtë vendim është shokuese për ne. Duket që është një deportim i porositur politikisht”.
Republika sipas Albin Kurtit
Albin Kurti, deputet i Kuvendit të Kosovës, ka thënë se ideologjia politike e Vetëvendosjes dhe e tija si individ e parasheh Kosovën si shtet të qytetarëve, ku drejtësia shoqërore është normë dhe shteti jo spektator, por ndikues i tregut, për zhvillim, ku shkollimi lidhet drejtpërdrejtë me ekonominë.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Zona e Debatit të Baton Haxhiut ka shpjeguar ideologjinë politike në të cilën mbështetet.
Kurti ka thënë se e do Kosovën Republikë parlamentare, në raporte tjera me Serbinë dhe me orientim social-demokrat, që ka drejtësi shoqërore; shtet me ushtri të qëndrueshme, njofton Klan Kosova.
“Ne jemi për një Republikë parlamentare, jemi për një marrëdhënie tjetër më Serbinë, jemi për një dialog prej poshtë lartë me serbët në Kosovë”.
“Nga orientimi jemi social-demokratë. Jemi që shteti të mos jetë as spektator, por as ndikues komplet i tregut, por të jetë aktor në zhvillim. Ta lidhë edhe shkollimin me ekonominë”.
“Unë jam për liberalizim të vizave, por pushteti kur e ka këtë prioritet primar e kur është pushtet autoritar ka një qëllim këtu, largim të popullit edhe më shumë”.
“Unë s’jam për largim të popullit të Kosovës. Një shtet republikan, reciprocitet me Serbinë, ushtri të qëndrueshme jo si të Amerikës e Anglisë, por e krahasueshme me këto të rajonit. Një orientim social-demokrat që të ketë një tatim progresist që lidhet me drejtësinë shoqërore dhe zbutjen e pabarazisë”.
“E pranoj flamurin e Kosovës… në institucione”
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Zona e Debatit të Baton Haxhiut ka thënë se Kosova nuk ka nevojë për aleanca të reja, por për fuqizim dhe riformulim të atyre aktuale.
Kurti ka theksuar se Kosovës i duhet bashkimi i Mitrovicës, duke e forcuar kështu shtetësinë e vendit, njofton Klan Kosova.
“Aleatët tanë pa diskutim janë SHBA-të, Gjermania edhe Turqia, por asesi Rusia. Vetëvendosja po thotë se bashkimin me Shqipërinë e bëjmë me paqe e në mënyrë demokratike, kurrë nuk e bëjmë nëse bëhet një luftë ballkanike”.
“Ajo çfarë po na duhet neve është bashkimi i Mitrovicës, ai që na duhet forcimi i shtetësisë tonë, këto Amerika nuk mund të na i bëjë, ata po na lidhin marrëdhënie diplomatike me Ioëa-n, s’mund të na kryejnë punët këtu”.
Deputeti i Vetëvendosjes ka thënë se e pranon flamurin e Kosovës si simbol të shtetësisë, por nuk e ka përzemër, pasi është i imponuar.
“Flamurin e Kosovës unë e pranoj, e pranoj në institucione në Kuvend. Askush nga deputetët nuk e kanë prekur, s’mund të na imponohen ta valëvitim në protesta e as ta ndalojmë flamurin kombëtar. Edhe në protesta nuk ja ndalojmë dikujt që e merr flamurin e Kosovës ta valëvit”.
“Unë e shoh këtë flamur jo demokratik, jo historik dhe të imponuar, s’mund të më imponohet ta mbaj. Ne nuk e kemi për zemër flamurin e Kosovës, por e duam shumë Republikën dhe substancën e saj”.