FITORJA

Kurti: Këtë vit bujqit do të marrin paratë e subvencioneve më herët se vitet e kaluara

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria e tij ka dhënë mbështetje të vazhdueshme qytetarëve gjatë vitit 2022. Theks të veçantë, Kurti thotë se u ka dhënë bujqve në vend, duke thënë se synim kanë pasur mbështetjen për të zgjeruar punësimin e rritjen e eksportit, raporton Ekonomia Online.

Në një konferencë për medie së bashku me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, Kurti ka thënë se gjatë vitit të kaluar kanë ndarë 70 milionë euro për 28 mijë fermerë.

FIDANISHTJA

“Përmes masës së pakos për ringjallje ekonomike përgjatë gjithë vitit 2022, kemi mbështetur biznese e prodhues vendor për zgjerimin e kapaciteteve të tyre prodhuese e përpunuese, ashtu që të rritet prodhuesi vendor, punësimi e eksporti. Këtë parim e kemi ndjekur veçanërisht në bujqësi. Me qëllim të nxitjes së prodhuesve vendor në sektorin e bujqësisë, patëm ndarë më shumë se 70 milionë euro për mbi 28 mijë fermerë”, tha Kurti, teksa shtoi se kjo përkrahje është më e madhja ndonjë herë në Kosovë.

Ai ka thënë se qeveria e kaluar i ka kompensuar dëmet vetëm 30 për qind, ndërsa Qeveria e tij më shumë se 80 për qind.“Brenda vitit ekzekutuam të gjitha pagesat për kategorinë e subvencioneve, duke mos u ngelur borxh bujqve tanë. Kur u përballen me vërshime, u dhamë mbështetje fermerëve nga 22 komunat, të cilët përfituan deri në 82 për qind të vlerës së dëmit të shkaktuar. Vitin 2020 ishin kompensuar vetëm 30 për qind e dëmit të shkaktuar”, u shpreh Kurti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.