Eko Higjiena

Kurti: Këtë javë çdo qytetar është ndjerë më evropian

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Kryeministri Albin Kurti nq mbledhjen e Qeverisë foli për dy lajmet e mira që Kosova i mori ditët e fundit, raporton Ekonomia Online.

Kurti foli për liberalizimin e vizave dhe hapin e parë drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, duke thënë se këtë javë çdo qytetar i Republikës është ndjerë më evropian dhe më afër Evropës.

FIDANISHTJA

Ai tha se procesi i liberalizimit të vizave u zhbllokua vitin e kaluar “me shumë punë dhe angazhim” nga Qeveria që ai udhëheq.“Javën që lamë pas edhe këtë javë çdo qytetar është ndjerë më evropian dhe më afër Evropës. Liberalizimi kishte ngecur, me shumë punë arritëm që ta zhbllokojmë këtë proces. Dua të falënderoj edhe një herë zëvendësministrat dhe stafet e tyre për punën e palodhshme dhe të suksesshme”.

“Nga 1 janari qytetarët mund të udhëtojnë pa viza. Pasaporta jonë do të jetë e fuqishme. Këtë javë u murr një vendim i rëndësishëm në Strasburg. Komiteti i Ministrave votoi për aplikimin e Kosovës në KiE. Mendoj që do të japim kontributin tonë si anëtar të KiE-së. Këto dy vendime të rëndësishme konfirmojnë se jemi në rrugën evropiane, dhe se jemi në rrugën e duhur. Çështja e të pagjeturve është temë prioritare dhe do të vazhdojë të jetë”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.